GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga zgjedhja e presidentit tek përplasjet me Berishën në Kuvend/ Lindita Nikolla: Shqipëria ka vetëm një plan A!

11:21 - 01/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga zgjedhja e presidentit tek përplasjet me Berishën në Kuvend/ Lindita Nikolla: Shqipëria ka vetëm një plan A!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, zhvilloi vizitën e saj të parë në Gjermani. Në një intervistë ekskluzive për DW ajo flet për rolin e Gjermanisë në rajon dhe krizën institucionale në Shqipëri.

Deutsche Welle: Zonja Nikolla, Ju u takuat me kryetaren e Parlamentit të Gjermanisë, zonjën Bärbel Bas. Çfarë mund të bëjë Gjermania për ta ndihmuar Shqipërinë drejt integrimit në BE?

Lindita NIkolla: Po është e vërtetë, pata një takim mbresëlënës me Presidenten e Bundestagut, e cila rikonfirmoi edhe njëherë atë që është qëndrimi zyrtar i Gjermanisë mike dhe partnere e rëndësishme e Shqipërisë, mbështetjen që Gjermania ka për Shqipërinë, por jo vetëm, edhe për Maqedoninë e Veriut, për çeljen e negociatave dhe për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ma përmendi disa herë faktin që si kancelari Scholz, ashtu edhe Presidentja e Bundestagut, janë të vendosur për të mbështetur dhe për të filluar një herë e më parë hapjen e Europës për vendet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me interes jo vetëm për këto dy vende, por edhe me një interes strategjik për vetë Europën. Ne folëm për Ukrainën, për mbështetjen që Gjermania ka dhënë, për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën dhe do të vijojë në ditët që pasojnë, për detyrën e lartë që po kryen Shqipëria në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe sesi do të përballohet një krizë e mundshme energjetike dhe ushqimore. Ishte një takim i ngrohtë, që do të pasohet nga vizita të tjera të kryetares së Bundestagut në Shqipëri dhe një vizitë time në landin e zonjës Bas në landin Renania Veriore-Vestfalia, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Çfarë do të përfitonte Shqipëria, konkretisht Kuvendi i Shqipërisë, nga çelja e negociatave?

Sigurisht, Paralamenti i Shqipërisë ka kohë që punon për standardet evropiane, duke i dhënë qasjen evropiane të gjitha ligjeve që ka. Bashkëpunimi me parlamentet evropiane do të jetë një e dhënë bazë e Parlamentit shqiptar, sigurisht, për të vijuar në të gjitha ato reforma që ka nisur. Çelja e negociatave nuk është fundi i procesit, por vetëm fillimi. E rëndësishme është që ne të avancojmë në këtë rrugë dhe që Shqipëria të mos e ulë në asnjë moment ritmin e reformave që janë së pari reforma për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.

Një nga projektet e Gjermanisë në rajon është Procesi i Berlinit. Në kuadër të tij është dakordësuar Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili nuk ka funksionuar siç duhej. Ju ndërkohë keni krijuar nismën e Ballkanit të Hapur, e cila kundërshtohet nga Kosova. A biseduat për këtë çështje me zonjën Bas? Cili është mesazhi i Gjermanisë?

Po. Folëm edhe për bashkëpunimin rajonal, edhe për iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe mesazhi ishte që duhet avancuar në bashkëpunimin rajonal, sepse përmes bashkëpunimit rajonal ka të mira që i mirëpresin të gjitha vendet që futen në këtë bashkëpunim. Por, sigurisht, duhen parë në një ombrellë të madhe siç është Procesi i Berlinit. Edhe Open Balkans mundëson krijimin e një tregu të përbashkët, krijimin e mundësive dhe zbatimit të katër lirive themelore të Bashkimit Evropian dhe iniciativa të tjera, si iniciativa e gjelbër, iniciativa digjitale etj., që janë në fokus edhe të Bashkimit Evropian.

Serbia është një nga vendet e rajonit të cilët bëjnë një politikë ambivalente ndaj Rusisë. Sa shqetësuese është për Shqipërinë si partnere e Serbisë në rajon një politikë e tillë?

Ne jemi bashkëpunëtorë rajonalë dhe jemi për bashkëpunimin rajonal, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë, por patjetër me shikimin drejt Europës, drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është e vendosur dhe nuk ka plan tjetër, përveç një plani, që është plani A: integrimin në familjen e madhe evropiane.

Shqipëria po përjeton një krizë ndërmjet Parlamentit dhe Presidentit. Sa e pengon funksionimin siç duhet të Parlamentit shqiptar, sipas jush?

Iniciativat ligjore nuk janë të kufizuara. Përkundrazi, Parlamenti ka të gjithë përgjegjësinë dhe mundësitë për të avancuar me procedurat e ligjbërjes, për të pasur ligje më të mira, aty ku sa më shumë është e mundur për të pare ndjeshmërinë gjinore dhe sigurisht përshtatshmërinë me standardet e Bashkimit Evropian.

Megjithatë edhe zgjedhja e Presidentit është një problem. Raundi i tretë për gjetjen e një kompromisi sërish dështoi. A do të pranonit Ju një propozim nga grupi parlamentar ku bën pjesë edhe zoti Berisha?

Unë jam Kryetarja e Kuvendit dhe unë përfaqësoj vetëm Kryetaren e Parlamentit, kam përgjegjësi të larta për t’u ngritur mbi palët dhe për të respektuar patjetër ato grupe dhe ato përfaqësues që mbrojnë vlerat më të qarta që janë vlerat euroatlantike. Për këtë unë jam e vendosur dhe patjetër do të mirëpres cilindo që është pozicionuar qartë në mbrojtje të vlerave euroatlantike.

Do të thotë që në rast të kundërt do ta përjashtonit…

Vetëm ata që janë në mbrojtje të vlerave euroatlantike. Kaq e thjeshtë është.

Ju kohët e fundit u sulmuat me fjalë edhe vetë nga zoti Berisha. Sa sfiduese është për ju të menaxhoni gjuhën e vrazhdë që përdoret shpesh në Kuvend?

Është e vërtetë që personalisht zoti Berisha ka spikatur në vite për gjuhën e vrazhdë. Por e rëndësishme është që mospërgjigja me të njëjtën monedhë, ruajtja e etikës, dhe mbi të gjitha mbështetja fort në rregullat që ka parlamenti dhe që janë të mishëruara në rregulloren e parlamentit. Është shumë i rëndësishëm ky respekt dhe patjetër etika dhe qytetaria në çdo hap. /DW

Etiketa: Lindita Nikolla

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
PD dorëzon në Kuvend projekt rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë

Akti normativ për çmimet/ Alibeaj te “Ligjet”: Po përdorni kritere politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com