GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ngacmonte vajzat e fshatit”/ Familjatët e autorëve flasin për vrasjen e Ramazan Matajt

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë femër jam, sonte ke rastin”/ Një zë gruaje nga profili “Majli 544” futi në kurth Ramazan Mataj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa dy autorët e Klisman dhe Arjon Hasaj ndodhen në burg për vrasjen e Ramazan Matajt, të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë. Motra e Armela Hasajt ka treguar se Ramazan Mataj kishte përndjekur të motrën dhe madje kishte tentuar të hynte në banesën e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se 33-vjeçari kishte shpërndarë videot intime të tyre në fshat.

Sipas saj, ajo ndodhej në shtëpi kur Mataj tentoi të hynte brenda, ndërsa vetë ishte në katin e dytë dhe ai ndodhej poshtë.

Në lidhje me ekzekutimin e Ramazan Matajt, ajo ka treguar se ai kishte shqetësuar shpeshherë vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj. Ajo ka shtuar se, edhe pse fillimisht nuk e mendoi se vëllezërit e saj mund të kishin lidhje me ngjarjen, konflikti i mëparshëm me ta dhe shqetësimi që vëllai i kishte shprehur për këtë situatë e bëri të dyshonte.

Gjithashtu, ajo ka pohuar se Ramazan Mataj nuk e donte motrën e saj, pasi, po të kishte ndjenja të vërteta për të, do t’i kishte kërkuar dorën pas ndarjes nga bashkëshorti i parë.

Në një intervistë televizive ka folur edhe nëna e dy autorëve. Ajo është shprehur se ishte në dijeni të ngacmimeve që viktima i kishte bërë vajzës së saj, ndërsa shtoi se Armela nuk ishte e vetmja që ngacmohet nga Mataj, pasi ai ngacmonte edhe vajza të tjera.

Ajo ka rrëfyer se ndodhej në Tiranë, në momentin që kishte marrë vesh se djemtë e saj kishin ekzekutuar Ramazan Matajn. Nëna rrëfen se djemtë nuk i kishin treguar asgjë për planin e tyre dhe se Armela nuk kishte komunikim me nënën e saj prej 4 vitesh.

“Kisha 4 vite që isha në dijeni të ngacmimeve të viktimës ndaj vajzës time Amelës. Ai ngacmonte edhe vajzat e tjera. Ditën e ngjarjes ishim në Tiranë, kur morëm vesh se djemtë kishin ekzekutuar Ramazan Matajn. Djemtë nuk më treguan asgjë se çfarë kishin plan të bënin. Kam 4 vite që nuk kam komunikim me Armelën”, përfundoi ajo.

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe babai i Armelës i cili tregoi se kishte parë mesazhe dhe video që viktima i dërgonte vajzës së tij dhe se bashkëfshatarët ishin në dijeni të tyre.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në 4 janar të këtij viti, kur dy vëllezërit Hasaj i kishin zënë pritë Matajt dhe e qëlluan për vdekje shumë pranë shtëpisë së tij.

Etiketa: hasaRamazan Mataj

Lajme të lidhura

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës
Aktualitet

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Para
Dosja e SPAK/ Lihet në “arrest shtëpie” ish-gjyqtarja Fetahu, shpërthen në lot në seancë

Urdhëroi vrasjen e Sajmir Kodrës/ Pajtime Fetahu kërkon lirimin nga qelia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës
Aktualitet

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

Gjenden dy motoristët që kishin humbur kontaktet në zonën e Majës së Jezercës. Pas disa orësh kërkime intensive në një...

Lexo më shumë
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com