GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

Numri i udhëtarëve që hynë në Shqipëri me dokumente të huaja qëndroi në vendnumëro gjatë muajit korrik, ndërsa numri i atyre që hynë për qëllime pushimesh apo vizitash te të afërmit ra me 3.3%, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare. Në të njëjtën periudhë pati një rritje të vizitorëve tranzit.

12:46 - 27/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama manipulon të dhënat!” Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i udhëtarëve me dokumente të huaja që vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike apo vizita pranë familjes shënoi rënie me 3.3% në muajin korrik në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa numri i shqiptarëve që zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit shënoi rritje domethënëse me 11%, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave.

Numri i vizitorëve të huaj për qëllime turistike pati shënuar rritje me 31 dhe 35% përkatësisht në vitet 2022 dhe 2023, duke kontribuuar në rreth një të katërtën e të gjithë rritjes ekonomike të këtyre viteve. Ritmi i rritjes u ngadalësua në 16% në vitin 2024, ndërsa për periudhën shtatëmujore janar-korrik të këtij viti, ka pasur një rritje prej 1.1%, kryesisht gjatë muajve të parë të vitit. Të dhënat e muajit gusht pritet të tregojnë gjithsesi nëse rënia është një tendencë apo një ngjarje kalimtare.

Shqipëria përjetoi një rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve në periudhën pas pandemisë së COVID-19, një pjesë e së cilës u furnizua nga kërkesa më e lartë e popullsisë së vendeve Evropiane për udhëtime, ndërsa një pjesë, nga biletat më të lira të avionëve për popullsinë shqiptare emigrante, një pjesë domethënëse e të cilëve përdorin dokumentet e shtetësisë që kanë marrë pas emigrimit.

Sipas të dhënave të INSTAT, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, sektori ku përfshihet turizmi, pati rritje 35% në vitin 2023 dhe 8% në vitin 2024. Sektori në fjalë përbën aktualisht 4.1% të ekonomisë kombëtare.

Gjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti, vizitorët për qëllime turistike që u shfaqën në kufi me dokumente identifikimi të vendeve të tjera ishte 6.1 milionë.

Kosova, vendi nga ku vijnë zakonisht më shumë se një në çdo tre udhëtarë “të huaj”, shënoi këtë vit rënie në masën 5% për të gjithë shtatëmujorin, një ecuri e pritshme kjo nëse marrim parasysh faktin që Kosova fitoi të drejtën e udhëtimit pa viza për herë të parë vetëm vitin e kaluar kështu që, frekuentuesit tradicionalë të bregdetit shqiptar patën mundësinë të eksplorojnë një botë më të gjerë.

Ecuria nga disa tregje të rëndësishme turistike si Polonia e Çekia ishte mikse. Rreth 153 mijë polakë vizituan Shqipërinë gjatë këtij viti, me rënie 11% kundrejt vitit të kaluar. Numri i çekëve u rrit me 5% në 65 mijë ndërsa ai i hungarezëve u rrit me 18% në 36 mijë. Numri i vizitorëve nga Serbia u rrit me 16% në 76 mijë.

Tregjet e Evropës Lindore konsiderohen të rëndësishme për Shqipërinë për shkak se niveli ekonomik i këtyre vendeve është më i ulët se sa i Evropës Perëndimore dhe turistët e këtyre vendeve supozohet se zgjedhin bregdetin shqiptar si më ekonomik në krahasim me Greqinë, Italinë apo Spanjën.

Më shumë turistë shqiptarë

Ndërsa numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka njohur rritje, numri i turistëve shqiptarë nëpër botë ka shënuar rritje më të madhe. Sipas INSTAT, në korrik ishin 783 mijë shqiptarët që dolën nga vendi, për qëllime të ndryshme, ndërsa për shtatëmujorin, shqiptarët bënë 4.8 milionë udhëtime. Numri i turistëve shqiptarë këtë vit është rritur me 9%. Në çdo rast, ende ka 2.4 udhëtarë të huaj që hyjnë në Shqipëri për çdo shqiptar që del nga Shqipëria.

Numri i udhëtarëve është në çdo rast një tregues indirekt për ecurinë e sektorit të turizmit pasi nuk merr parasysh faktorë të tjerë të rëndësishëm si kohëqëndrimi apo shumat e parave të shpenzuara. Të dhënat e mësipërme pasqyrojnë numrin e njerëzve që kanë hyrë e dalë, gjë që do të thotë që, nëse një qytetar ka udhëtuar dhjetë herë, ai numërohet dhjetë herë.

Më 11 gusht, Agjencia për Media dhe Informim publikoi një lajm sipas të cilit, numri i udhëtarëve të huaj në Shqipëri është rritur me 38 mijë vetë. [Link] Shifrat e INSTAT duket se nuk e mbështesin këtë pretendim. [Link]

Pushuesit janë duke u larë në det në plazhin e Golemit. Foto: LSA.

/Reporter.al/

Etiketa: Agjencia për Media dhe InformimCekiaInstituti i StatistikaveKryesore1Poloniarritje ekonomiketurizmiVizitorët e huaj

Lajme të lidhura

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti
Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Mashtrimi me mikrokreditë/ Qytetari tregon skemën e MCA: Mora 4 milionë, duhet të paguaj 11

Mashtrimi me mikrokreditë/ Qytetari tregon skemën e MCA: Mora 4 milionë, duhet të paguaj 11

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

07:42 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com