GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ngrica iu prishi prodhimet, fermerët në Roskovec: 1mln lekë dëme, qeveria nuk na ndihmon

11:33 - 26/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngrica iu prishi prodhimet, fermerët në Roskovec: 1mln lekë dëme, qeveria nuk na ndihmon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Temperaturat e ulta që kanë “pushtuar” vendin tonë në këto ditë kanë sjellë dëme të shumta për fermerët. Një shqetësim të tillë e kanë ngritur sot fermerët e Roskovecit, të cilët shprehin se shumë prodhime u janë prishur dhe po iu shkojnë dëm. Në një prononcim për mediat ata thonë se,  më shumë janë tek fidanët e domateve ku edhe pse janë mbjellë në sera me dopio plastmase, i ftohti ka depërtuar duke ju shkaktuar dëm të madh ekonomik.

Një fermer reagoi se janë rreth 3 mijë fidanë në serë, nga këto 200 të prekura. Fermeri shprehet se kishte vetëm 3 javë që i kishte mbjellë dhe u shkoi dëm i gjithë sezoni janarit. Ai tha po ashtu se ka rreth 7 vite që e ka ngritur si biznes familjar, duke punuar dhe në emigracion por këto dëme po e çojnë drejt falimentimit. Apeli i tyre shkon për subvencione dhe ndihmë që të rimbjellin përsëri serat, apo për ulje të çmimit për blerjen e farave.

“Po na ndihmuan që ti marrim farat me përqindje të ulët, e mbjellim. 3 javë këtu unë dhe na shkoi dëm, 4 persona të familjes duke u marrë me to. Ah shpenzimet! Dhjetëra fidanë ikën kot, të ardhura nga shteti s’kemi. Po foli shteti me këta të farishtes që të na ulë çmimin. Mua më bëjnë dëm rreth 1 milionë e gjysmë lekë që kam derdhur, i kam fituar me punë në Greqi. 1 dynym kam mbjellë, 2500 bimë janë prekur nga i ftohti. Ka dhe plot fermerë të tjerë të prekur, por askush nuk na sheh me sy, nuk na ndihmon”, u shprehën fermerët.

Ndërkohë kujtojmë se këtë vit fermerët e Roskovecit janë përballur më herët edhe me përmbytje, të cilat gjithashtu dëmtuan shumë prodhimin e tyre, por askush nuk i ndihmoi.

Etiketa: demeFERMERKryesore1prodjhimeqeveriasubvencione

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
I vendosi tritol në banesë, Duka hedh poshtë aludimet: S’kam konflikte me të arrestuarin

I vendosi tritol në banesë, Duka hedh poshtë aludimet: S’kam konflikte me të arrestuarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com