GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nipi i Sadri Abazit si supermen: 1.3 miliardë lekë pa garë nga bashkia Sarandë, ndërsa Peleshi i dha dje 4 miliardë lekë

15:27 - 17/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Nipi i Sadri Abazit si supermen: 1.3 miliardë lekë pa garë nga bashkia Sarandë, ndërsa Peleshi i dha dje 4 miliardë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nipi i eksponentit të PS-së Sadri Abazi po përlan pjesën e luanit nga fondet e Bashkive, por edhe ato të ministrive. Arbri Abazi, brenda pak javëve, pas zgjedhjeve të 14 majit ka marrë pjesë në disa tenderë dhe i ka fituar ato në shkelje të ligjit. Dhurata e fundit i është bërë nga Bashkia Sarandë, që drejtohet nga Adrian Gurma.

Ky është një super tender për nga vlera dhe ka si objekt “Pastrimin dhe largimin e mbetjeve urbane”. Fondi limit që xhirohet nga taksat e bashkisë drejt kompanisë së Abazit është rreth 1.3 miliardë lekë. Dhe këto para janë dhënë duke shkelur rregullat bazë të ligjit “ Për Prokurimet Publike.

Së pari, shohim se tenderi ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania, portali monitorues, për shkak se këtij prokurimi i mungon konkurrenca e dejtë. Në dokumentet e tenderit tregohet se kanë paraqitur ofertat e tyre 7 operatorë ekonomikë, por 6 prej tyre janë skualifikuar në fazën e parë e të garës pa argumente për arsyen e fshirjes nga lista.

Kështu, në tavolinë mbeti vetëm oferta e “ALKO IMPEX CONSTRUKSION”SH.P.K, në pronësi të Arbër Abazit, që është nipi i Sadri Abazit. Oferta e tij ka qenë në vlerën 1.3 miliardë lekë, pra sa 100% e fondit limit. Ndërkohë, ligji kërkon që të merren parasysh ofertat më të lira.

Gjithashtu, duke qenë si e vetmja kompani që ka shfaqur interes, pronari Abazi mori fitoren në mungesë të konkurrencës. Në këtë mënyrë 1.3 miliardë lekë po keqpërdoren pa u respektuar standardet minimale të parashikuara nga ligji.

Ndërkohë, kujtojmë se pak javë më parë, Agjencia e Përqendruar e Prokurimeve zhvilloi tenderin miliarda lekë për pastrimin në qytetet bregdetare, përfshirë edhe Sarandën. Një tjetër fakt që hedh dyshime mbi vlerën shumë të madhe të tenderit.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i dha 4 miliardë lekë për ndërtimin e një hangari nipit të Sadri Abazit. Ky tender për hangarin në brendësi të Bazës Ajrore të Farkës, u zbulua se ishte zhvilluar pa garë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: nipiSadri Abazit

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Çfarë u premtoi Rama kuksianëve kur kandidoi Safet Gjicin (VIDEO)

Çfarë u premtoi Rama kuksianëve kur kandidoi Safet Gjicin (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com