GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nis “BB VIP Kosova”, njihuni me banorët e parë të shtëpisë

10:46 - 05/12/22
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Nis “BB VIP Kosova”, njihuni me banorët e parë të shtëpisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edicioni “Big Brother VIP” vjen për herë të parë në Kosovë. Ndërkohë priten surpriza të mëdha nga personazhet e njohur që do të marrin pjesë. Programi do të drejtohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërkaq opinionin e tyre do ta shprehin Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.

Janë zbuluar tashmë disa prej banorëve që do të garojnë për çmimin e madh. Një nga emrat surprizë që do shkojë nga Tirana për këtë format është Vivien Thano. Ndoshta jo shumë prej jush e mbani mend vajzën simpatike me kaçurrela që u bë pjesë e formatit “Love Story” dy vite më parë, në kërkim të dashurisë së Sajmirit. Në këtë format ajo arriti deri në një farë pike, por nuk arriti të fitonte dashurinë e djaloshit të përzgjedhur, por fitoi simpatinë e publikut. Pas kësaj pjesëmarrje, ajo nuk u shfaq më në publik, por në rrjetet sociale vijoi të kishte një audiencë të lartë. Ndërkohë ajo bëhet pjesë e “Big Brother Vip Kosova” si një vajzë beqare dhe pse jo veç çmimit të madh në shtëpinë e famshme të kërkojë përsëri dashurinë.

Një tjetër emër është edhe Bekim Latifi, i njohur me emrin e artit MC Beka.Mc Beka është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Disa prej bashkëpunimeve më të suksesshme të tij janë me Adelina Ismajlin, Besnik Çakën, Donika Gashin, Mihrije Brahën, Gilin me këngën Viza e cila u realizua ne vitin 1994. Bekimi është një figurë e dashur në Kosovë e pritet që natyra e tij të shkaktojë mjaft situata.

Reperi Getinjo është një tjetër personazh që mbrëmjen e së hënës do t’i bashkohet lojës. Vetë reperi reagoi në lidhje me lajmin duke ironizuar mediat. Domethënë “Telegrafi” e di dhe unë nuk e di,”-shkruan reperi në Instastory. Por duket se kjo është vetëm një taktikë për të zhvendosur vëmendjen nga pjesëmarrja e tij në format.

Ndërkaq edhe aktorja Shota Baraliu i ka thënë “Po” ftesës për këtë format, duke u shndërruar një ndër banoret më me mbështetje në garë.

Një emër i përfolur ishte edhe ai i Art Abazit. Këngëtari pas shumë komenteve, ka reaguar duke dhënë përgjigje përfundimtare se a do të jetë pjesë e shtëpisë. Këngëtari me anë të një “InstaStory”, tregoi se ka pasur ftesë nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” dhe ai i  “Big Brother VIP Albania” mirëpo i ka refuzuar. “Produksionet e “BBV” si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, po ashtu i kam falënderu për ftesën e tyre, mirëpo Art Abazi është i fokusum në studio”, ka shkruar ai.

Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, interesi i publikut për të mësuar detaje apo edhe personazhe nga ky edicion i parë ka qenë i madh. Tashmë sytë e gjithë publikut janë orientuar tek “Big Brother Vip Kosova”.Së fundmi është konfirmuar lajmi  se Elita Rudi do të jetë nën drejtimin e “Big Brother VIP Kosova Fan Club”, ku do të diskutohet çdo gjë rreth spektaklit të madh. “Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova!

Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar pak javë më parë detaje nga roli i tij si moderator në këtë format kaq të pritur.  Duke folur në një lidhje ‘Skype’ për “ABC e Mëngjesit”, moderatori tregoi se në fillim iu bë oferta për ta prezantuar i vetëm “BBVIP Kosova”. Por më pas, bashkë me drejtuesit e televizionit vendosën që të merrnin dhe dikë tjetër dhe kështu zgjodhën Jonidën.

Sipas Alaudinit, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën. “Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”– tha ai.

 

Etiketa: Big Brother VipKosoveprogram

Lajme të lidhura

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Para
EMRI/ Aksidenti në Tiranë-Durrës, identifikohet viktima e dytë

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, dy shoferët përfundojnë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com