GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nis sezoni i mbjelljes së kanabisit/ Ministri i Brendshëm: Legalizimi do të jetë vetëm për…

17:54 - 20/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Efektivi e shtyu drejt greminës, Çuçi i kërkon ndjesë Anila Hoxhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur sezoni i mbjelljes së kanabisit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mblodhi sot   në Lezhë strukturat vendore të policisë së qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Çuçi kërkoi intensifikimin e punës dhe forcës goditëse kundër çdo tentative të kultivimit të kanabisit.

Çuçi u shpreh se jemi në stinën e mbjelljes prandaj kërkoi në maksimum vëmendjen e Policisë së Shtetit duke filluar që nga inspektorët bazë në terren dhe deri tek drejtuesit më të lartë duhet të jetë maksimale.

“Jemi në stinën e mbjelljes prandaj vëmendja e Policisë së Shtetit duke filluar që nga inspektorët bazë në terren dhe deri tek drejtuesit më të lartë duhet të jetë maksimale. Përveç monitorimit të përvitshëm që bëjmë nga ajri me mjete të Guardia di Finanza dhe me dronë, do të kemi shumë shpejt edhe pamjet e shërbimint satelitor për një kontroll të më plotë të territorit në të gjithë vendin”, ka thënë Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij para drejtuesve të Policisë së Shtetit në këto qarqe, Ministri i Brendshëm kërkoi që strukturat vendore të policisë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave sidomos në zonat me risk të lartë, si dhe të kenë në vëmendje edhe format alternative të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura.

“E rëndësishme është gjithashtu të mos keqkuptohet nga askush synimi ynë për legalizim të kanabisit VETËM për QËLLIME MJEKËSORE, që do të jetë një aktivitet i rregulluar me ligj të veçantë dhe i kontrolluar rreptësisht përmes kompanive që do të licencohen. Çdo formë tjetër e kultivimit të kanabisit konsiderohet aktivitet i paligjshëm e kriminal për të cilin do të ketë zero tolerancë”, u shpreh ministri Çuçi.

Ai i bëri thirrje çdo punonjësi policie t’i rezistojë të gjitha formave të tundimit apo presionit të mundshëm për të mbyllur një sy apo një vesh në mënyrë që t’i hapë rrugë kultivimit të kanabisit.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka detyrimin ligjor dhe të gjithë mbështetjen time e të qeverisë për t’i prerë rrugën çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që nuk vepron apo më keq akoma që implikohet në këtë aktivitet kriminal. Me vendosmërinë për të zbatuar ligjin në të gjitha hallkat dhe vullnetin e plotë për të mos neglizhuar asnjë element apo fazë të luftës së vazhdueshme kundër kultivimit të kanabisit, jam i bindur se do të thellojmë rezultatet shumë të mira që kemi arritur deri më tani në këtë fushë”, u shpreh ministri Çuçi.

Në ditët në vijim Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të zhvillojnë takime të ngjashme me strukturat vendore të policisë në qarqet e tjera të vendit.

Etiketa: Bledi Çuçikanabizimi

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Një fabrikë në Mariupol kthehet në bunker mbrojtës për ukrainasit (FOTO)

Një fabrikë në Mariupol kthehet në bunker mbrojtës për ukrainasit (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

Nga Nazim Rashidi Qëndrimi i gabuar me vite se “Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe pastaj e të tjerëve”, për...

Lexo më shumë
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com