GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nisim Foltoren 2”, Berisha: Protestat do të jenë te vazhdueshme

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nisim Foltoren 2”, Berisha: Protestat do të jenë te vazhdueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli para protestuesve përpara Kryeministrisë, duke e quajtur aktivitetin “Foltore 2” dhe duke theksuar se misioni i saj është të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.

Lideri demokrat shtoi se çdo javë zbulohen afera të rënda të qeverisë, të cilat sipas tij tregojnë një sistem të kalbur, që pret vetëm reagimin e qytetarëve për të rrëzuar regjimin.

Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të votës dhe për pengimin e debatit parlamentar, duke theksuar se në 10 seanca opozita u lejua të fliste vetëm një herë, ndërsa kërkesat për komisione të pavarura dhe interpelanca u hodhën poshtë.

Berisha: Ndaj dhe e mbylli parlamentin sepse do që këto të mos i thuhen në sy.

Do që këto të mos ia marrin vesh qytetarët.

Po në qoftë se ti kishe një eksperiencë personale, ai duhej të ishte një detyrim shumë herë më i madh për të bërë për secilin që është i agresuar nga ajo sëmundje, të kishte të njëjtat ilaçe.

Natyrisht ajo nuk mund të jetë se ata për ty janë qenie njerëzore, qenie për t’u përçmuar, qenie për t’u vjedhur, qenie për t’u larguar nga Shqipëria.

Në këto kushte, u bë e domosdoshme dalja në shesh në një platformë parlamentaro-qytetare.

Miqtë e mi, shumë kanë pyetur po çfarë është kjo foltore, çfarë është kjo platformë?

U rikujtoj se nuk është një gjetje origjinale e PD-së, as e opozitës.

Një platformë e tillë, me një fushë tenisi, transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit.

Parlamenti kontinental transformoi SHBA dhe i bëri ata superfuqinë më të madhe të kohërave.

Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën.

Foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën.

E ktheu atë në forcë sovrane të shqiptarëve.

E ktheu atë në një parti, e cila u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj.

Por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë, foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.

Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar pëllëmbë e policë, pëllëmbë e gardistë, pëllëmbë e ushtarë.

Edvin, absolutisht je i pashpresë.

Fundi yt nga ky shesh do të vijë.

Të dashur miq, ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë.

I cili shtyp opozitën.

I cili në të vërtetë është i kalbur nga koka tek këmbët dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për të arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do mbahet në këmbë me Skapin e partisë.

Që mendon se do mbahet në këmbë me dhunë, terror, blerje, shitje, pazare.

Por idealet janë ideale.

Janë më të fuqishme.

Janë forcë nukleare e njeriut.

Janë forca nukleare e shoqërisë.

Janë forca, të cilës asgjë nuk i reziston.

Ndaj dhe ju ftoj në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë si misionarë.

Lajme të lidhura

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit
Breaking Views

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit

18:30 - 29/10/26
“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë
Breaking Views

“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

18:00 - 29/10/26
Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë
Breaking Views

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26
Para
Belind Këlliçi: Do faktojmë vjedhjet monstruoze! Na është mohuar mocioni në Kuvend

Belind Këlliçi: Do faktojmë vjedhjet monstruoze! Na është mohuar mocioni në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit
Breaking Views

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit

18:30 - 29/10/26

Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit...

Lexo më shumë
“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

18:00 - 29/10/26
Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26
Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

17:22 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com