GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nisin hetimet për keqpërdorime me terapitë e të sëmurëve me kancer

09:20 - 04/09/23
në Aktualitet, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisin hetimet për keqpërdorime me terapitë e të sëmurëve me kancer
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet, me urdhër të organeve të ndjekjes penale kanë bastisur hapësirat e një klinike dhe kanë konfiskuar kompjuterët, të dhënat kompjuterike dhe materiale për ekspertizën e mëtejshme.

Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut po heton pretendimet për keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, që kanë të bëjnë me vjedhjen dhe shitjen e terapive të personave të sëmurë me kancer. Hetimet kanë nisur bazuar në shkrimet e javores maqedonase “Fokus” në muajin maj, e cila raportoi për mungesë të terapisë imune të citostatikëve, nga të cilat varet jeta e të sëmurëve me kancer.

“Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë me procedurën parahetimore, të iniciuar në bazë të pretendimeve në tekstet e një gazete javore lidhur me punën e Klinikës së Onkologjisë. Kontrollet bëhen me qëllim të sigurimit të provave për ekzaminimin e shenjave të mundshme të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Sipas javores “Fokus”, “në disa raste punonjësit e klinikës janë kapur duke vjedhur terapinë e nevojshme dhe të shtrenjtë, të cilën më pas e kanë shitur në tregun e zi, sipas një skeme të hartuar me përfshirjen e më shumë të punësuarve në klinikë”.

“Borxhet e Klinikës së Onkologjisë në tre vitet e fundit kanë arritur deri në 20 milionë euro për shkak të ndarjes së terapisë pa plan paraprak”, thuhet në shkrimin e gazetës.

Sipas të dhënave të shoqatës, “Hema”, në Maqedoninë e Veriut, nga 2012-2021, në baza vjetore me kancer diagnostikohen rreth 7.000 persona, gjysma prej të cilëve e humbin jetën. Terapia për trajtimin e një të sëmuri me kancer arrin deri në 6.000 euro, varësisht prej gjendjes shëndetësore të pacientit dhe ajo kryesisht mbulohet nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, tha të dielën se njoftimet për abuzime me terapinë e të sëmurëve me kancer, janë “të tmerrshme”.

“Përgjegjësia në skandalin e Onkologjisë ka emër dhe mbiemër. Qeveria nuk do të ndërhyjë në hetim. Çdokush që është i përfshirë në krim do të përgjigjet, por jo i gjithë stafi mjekësor të etiketohet me këtë rast”, ka deklaruar Kovaçevski.

Oda e Mjekëve ka shprehur, gjithashtu, shqetësim për akuzat për keqpërdorim të terapisë nga pacientët, dhe i ka mbështetur institucionet në zbardhjen e rastit. Partitë opozitare kanë akuzuar Qeverinë për përfshirjen e saj në këtë rast, duke mos mbajtur premtimin për “kujdes shëndetësor të avancuar për të qytetarët”.

“Në vend kësaj, Qeveria përmes njerëzve të saj po vjedh pacientët. Ajo në vend se të kujdeset për shëndetin e tyre, po bën të kundërtën duke ua shkurtuar jetën”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Partia opozitare shqiptare Besa ka kërkuar “arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në krim”. Në rrjetet sociale po shpërndahen ato që thuhet se janë dëshmitë e qytetarëve për mostrajtimin e të afërmeve të tyre çka, sipas tyre, ka çuar edhe ne vdekje.

Për të hënën, më 4 shtator, janë paralajmëruar protesta para Qeverisë./REL

Etiketa: nisin hetimetRMV

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Statistikat e turizmit: Ti dukesh nga kafka që je shqiptar!

Statistikat e turizmit: Ti dukesh nga kafka që je shqiptar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com