GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nisma e Berishës një tollovi”, Salianji: Data 11 dhjetor do të jetë një miting

22:01 - 01/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Njerëzit pranë Berishës kanë luftuar PD për 8 vite, tashmë kërkojnë të përfitojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një intervistë për mediat ka thënë se data 11 dhjetor është një miting, pasi theksoi se nuk ka dyshim se Berisha është një njeri që ka mbështetje në PD.

“Data 11 dhjetor është një miting. Padyshim që Berisha është një njeri që ka mbështetje në PD. Nuk do të thotë se mbushja e sallave tregon mbështetje. Mbështetja tregohet përmes institucioneve. Data 11 do të shihet se është një miting. Të gjitha firmat nëse janë apo jo, futen në një procedurë të caktuar. Nuk e mohoj se ka mjaft delegatë që kanë firmosur një dokument të caktuar që u është vënë para, por delegatët nuk janë me vetëpërcaktim. Këto firma duhet të kalojnë nga një procedurë e caktuar” – është shprehur Salianji.

Salinaji tha se nisma e Berishës është një tollovi mediatike dhe se kush janë delegatët që kanë firmosur do të shihet me 18 dhjetor.

“Neni 43 i statutit të partisë cakton që edhe ¼ e detyron thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Kjo është një tollovi të caktuar, sepse nisma është nul. Është njëlloj sikur të mblidhem unë me delegatët dhe të shkarkoj një drejto në një institucion të caktuar. Jemi në një situatë kur nuk ka pasur mundësi për tu depozituar në kohë. Ka një vendim të votuar nga të gjithë në mënyrë kolegjiale për 18 dhjetorin. Ka një shumicë në grup parlamentar e kryesi, sigurisht që do të ketë edhe në raport me delegatët. Ka një kartë delegati me datë të përcaktuar dhe verifikohet kjo. Se cilido mund të marrë një kartë si anëtar i Kuvendit Kombëtar” – ka thënë Salianji.

Ai më tej shtoi se firmat duhet të ishin depozituar një muaj para dhe të bëheshin verifikimet lidhur se nëse janë delegatë apo jo.

“Firmat duhet të ishin depozituar një muaj para dhe të bëheshin verifikimet. Ne këtu jemi dhe të njëjtët delegatë janë. Ata po njoftohen dhe po marrin njoftimin në degë. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe do ta shohim. Unë kam interesin e PD-së, nuk po flas me palë, sepse nuk është një përplasje me Bashës dhe Berishës, por për të ardhmen e Partisë Demokratike. Berisha është pezulluar jo sepse e donte PD-ja, por që e donte SHBA-ja” – ka thënë Salianji.

Etiketa: deputetiErvin SalianjinismaSali Berisha

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Ngriti shtëpi bari në Angli, arrestohet shqiptari që përdori 8 pseudonime

Ngriti shtëpi bari në Angli, arrestohet shqiptari që përdori 8 pseudonime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com