GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nisma Thurje mbështet Florjan Binajn për Kryetar të Bashkisë Tiranë

19:30 - 06/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Nisma Thurje mbështet Florjan Binajn për Kryetar të Bashkisë Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisma Thurje ka shpallur sot zyrtarisht mbështetjen për kandidatin e pavarur Florjan Binaj në garën për Bashkinë e Tiranës. Vendimi është marrë nga Kryesia e partisë, e cila ka theksuar se kjo mbështetje vjen si rezultat i vlerave dhe integritetit të dëshmuar nga Binaj ndër vite si aktivist dhe zë i pavarur qytetar.

“Në një qytet ku propaganda ka zëvendësuar të vërtetën, zëri i Florit ka mbetur i pastër dhe i pavarur,” thuhet në deklaratën zyrtare të Nismës Thurje.

Sipas partisë, Florjan Binaj është dalluar për përkushtimin e tij ndaj kauzave qytetare dhe mbrojtjes së të drejtave publike. Ata rikujtojnë protestat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, lumit Vjosa, kundër rritjes së çmimeve dhe padrejtësive të tjera sociale, ku Binaj ka qenë aktivisht pjesë e tyre.

“Si gazetar, Flori ka treguar guximin për të denoncuar korrupsionin, ka folur hapur, pa filtra,” thuhet në deklaratë, duke nënvizuar se ai përfaqëson një alternativë të pastër dhe të jashtë sistemit.

Nisma Thurje shprehet e bindur se, nëse zgjidhet, Binaj do të sjellë një frymë të re dhe do të punojë për një Tiranë që i përket qytetarëve, jo interesave të një pakice të lidhur me pushtetin.

Në fund të deklaratës, Nisma shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me Binajn si këshilltarë bashkiakë në drejtim të politikave sociale, si sigurimi i ushqimit në shkolla, përmirësimi i transportit publik dhe rritja e transparencës.

“Tirana ka nevojë për një zë të pavarur, për një kryetar që nuk vjen nga sistemi që e ka rrënuar qytetin” – përfundon deklarata.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit
Breaking Views

Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit

19:13 - 28/02/26
“Edi “Rama në Burg”/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Rama ik! (VIDEO)
Breaking Views

“Edi “Rama në Burg”/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Rama ik! (VIDEO)

18:59 - 28/02/26
Nis protesta e opozitës, Berisha i drejtohet Kryeministrisë. 1300 policë në gatishmëri, merren masa me autobotë uji
Breaking Views

Nis protesta e opozitës, Berisha i drejtohet Kryeministrisë. 1300 policë në gatishmëri, merren masa me autobotë uji

18:49 - 28/02/26
Para
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: Vetëgjyqësia s’ka vend në një shoqëri demokratike, ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci

Delegacioni i BE në Shqipëri reagim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Shqipëria duhet të rrisë urgjentisht sigurinë në gjykata

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit
Breaking Views

Nis marshimi i protestuesve të PD, nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit

19:13 - 28/02/26

Nga Kryeministria protestuesit e PD kanë nisur të marshojnë drejt Policisë Së Shtetit. Protesta prihet nga Sali Berisha dhe eksponentët...

Lexo më shumë
“Edi “Rama në Burg”/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Rama ik! (VIDEO)

“Edi “Rama në Burg”/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Rama ik! (VIDEO)

18:59 - 28/02/26
Nis protesta e opozitës, Berisha i drejtohet Kryeministrisë. 1300 policë në gatishmëri, merren masa me autobotë uji

Nis protesta e opozitës, Berisha i drejtohet Kryeministrisë. 1300 policë në gatishmëri, merren masa me autobotë uji

18:49 - 28/02/26
(VIDEO) Qytetarë dhe mbështetës të PD mblidhen para Kryeministrisë, policia ngre dronë

(VIDEO) Qytetarë dhe mbështetës të PD mblidhen para Kryeministrisë, policia ngre dronë

18:39 - 28/02/26
I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com