GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një absurd kushtetues

19:36 - 16/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri – Imagjinoni një skenar kështu. Gjykata Kushtetuese vendos të lërë në fuqi Bordin e Karburanteve. Shqipëria do të zhytej në një absurd Kushtetues, ku institucioni që ka fuqinë e precedentit ligjor për dy çështje identike merr dy vendime të ndryshme. Pra do të ishim para paradoksit, që Gjykata Kushtetuese rrëzoi Bordin e Ushqimeve si antikushtetues, por lë në fuqi Bordin e Karburanteve si kushtetues.

Rreziku që ky skenar të materializohet nesër është substancial. Ka një aktor shumë të fuqishëm, i cili do që Bordi të mbetet në fuqi. Ky është qeveria. Para disa ditësh një figurë e lartë e maxhorancës është në parë në një nga kafet e Tiranës me tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Zërat qarkullojnë në Tiranë se një nga temat e diskutuara ishte ajo e Bordit të Karburanteve.

Që qeveria e do Bordin në fuqi, kjo është e qartë. Po të mos e donte, çështja e Bordit nuk kishte pse të shkonte fare në Gjykatën Kushtetuese sepse qeveria mund ta shfuqizonte atë në çdo moment. Dhe kushtet kanë qenë.

Ngritja e Bordit të Karburanteve u justifikua me situatën e jashtëzakonshme, që përfshiu tregjet e lëndëve të para pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë. Situata emergjente nuk ekziston më prej muajsh. As në aspektin e sigurisë së furnizimit me karburant dhe as në aspektin e çmimeve të jashtëzakonshme.

Paralelisht Bordi i Karburanteve ka qenë një nga institucionet më të sulmuara në publik. Jo vetëm politikisht nga opozita, por edhe nga zëra të pavarur. E megjithatë qeveria nuk është tërhequr, pavarësisht kundërshtive.

Pra gjendje emergjente nuk ekziston më. Mbi qeverinë Bordi ka hedhur kosto politike. Por pavarësisht kësaj, qeveria është treguar kokëforte duke mos e shfuqizuar atë. Kjo na dëshmon se qeveria e do Bordin aty. Arsyet se pse i di vetëm ajo. Ose ka dhe një variant tjetër. Bordi i intereson një grosisti te madh te karburanteve, i cili kërkon te nxjerre nga tregu gjithë kompanitë e tjera për te instaluar monopolin.

Kjo është e gjitha histori turpesh. Dhe ka dhe një turp tjetër, po kaq te madh. Në Gjykatën Kushtetuese, Bordi i Karburanteve nuk është ankimuar nga bizneset e prekura nga ngritja e tij, që janë shoqëritë e tregtimit të karburanteve. Por është ankimuar nga opozita.

Këtu ka dy mundësi. Bizneset kanë frikë të kërkojnë të drejtën e tyre nga reperkusionet e qeverisë ose u intereson që Bordi të jetë aty. Në të dy rastet kjo është e turpshme. Sepse ose kemi një klasë vasale sipërmarrësish ose kemi një treg të infektuar, ku qeveria dhe biznesi ngrenë aleanca perverse në kurriz të tregut dhe qytetarëve.

Shqipëria është vendi i absurdit. Nuk do të ishte çudi një paradoks më shumë, ai i dy interpretimeve të ndryshe Kushtetuese për një çështje identike. Veçse këtë herë absurdi do ishte ngritur në nivel Kushtetues. Dhe atëherë gjithkush do ishte në të drejtën e tij të shtronte pyetjen; Nëse Kushtetuta dhunohet publikisht, kush i mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në këtë vend?

Etiketa: klodian tomorri

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Hoxha jep detaje nga masakra ku mbeti e vrarë 58-vjeçarja

Hoxha jep detaje nga masakra ku mbeti e vrarë 58-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com