GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Një ditë do bëhem i famshëm’, çfarë thonë fqinjët për Gerti Shehun

16:19 - 07/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Një ditë do bëhem i famshëm’, çfarë thonë fqinjët për Gerti Shehun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

‘Quhem Gerti dhe nuk kam për të thënë asgjë tjetër”. Në përpjekjet për të mësuar e për t’u bindur nëse 31-vjeçari nga Tirana e goditi ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të problemeve mendore, apo është shtyrë nga dikush tjetër, komisariati numër 1 ka tentuar disa herë që të shkëpusë prej tij një deklaratë.

Por kjo ka qenë e pamundur. Gati në kufijtë e një dështimi. I filmuar teksa qëllon me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, ai thotë se do flasë në një moment tjetër. Në këto kushte, siç bëjnë me dije burime të policisë pranë Gazetasi.al, çështja për Gert Shehun,  banues në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është marrë nga Drejtoria Qendrore e Tiranës. Mes dhjetëra veprimeve të kryera gjatë orëve të pasdites së të martës dhe të kësaj të mërkure, agjentët janë urdhëruar të kontaktojnë me këdo që e njeh të riun e prangosur, kontaktet e tij dhe deri më tani po vrojtohet çdo lëvizje e tij e para dhjetë ditëve më parë.

“Nuk mund të themi nëse i dyshuari është shtyrë nga dikush apo ky është një veprim tërësisht i tij”, – deklaron në kushtet e anonimitetit një nga anëtarët e grupit të hetimit në selinë e policisë vendore.

Çfarë raportojnë agjentët

Sipas tij, deri më tani agjentët raportojnë se Gert Shehu nuk njihej si problematik, as si sulmues individësh.

“Kjo është dilema që na bind se dikush mund ta ketë inspiruar dhe të ketë përdorur natyrën e tij introverte”, tha zyrtari, sipas të cilit fakti që i riu ishte i mbyllur dhe nuk krijonte incidente, do të thotë se ky shpërthim i beftë ndaj një politikani dhe në një protestë, mund të ketë shtyrës të panjohur.

Por nga ana tjetër, fakti që Gert Shehu është një shtetas i skeduar në fushën e narkotikëve për ngjarje të mëhershme, e rëndon situatën e tij. Ashtu siç edhe një shkresë e shpërndarë nga e ëma, në të cilën vërtetohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

I rritur në katin e parë të një pallati të vjetër, në të cilin hyrja është përmes një porte gri, 31-vjeçari njihet në lagje si një djalë që nuk trazonte askënd.

“Kaloi dje dhe më tha: ‘O xhaxh, do më japësh një cigare’”,- shprehet njëri nga banorët që e kujton djalin si të mbyllur.

Të tjerët që rrinin me të poshtë pemëve në disa karrige, janë bashkëmoshatarë me të.

“S’ka mundësi që Gerti ta ketë bërë këtë gjë i porositur nga dikush, kushedi çka bluar në kokë”, – thotë njëri nga  shokët e tij.

“Nuk ishte trafikant”

I bindur se shoku i tij jetonte në kushte aspak të mira ekonomike, i riu kujton se Gerti nuk ishte as trafikant dhe as shpërndarës droge.

“Lexon kështu nëpër portale që Gerti ishte kështu e ashtu. S’janë të vërteta. Gerti ishte një djalë i drejtë, nuk ngatërrohej me askënd. Jetonte e vishej me rroba të përdorura. Ishte i ndershëm dhe as i skeduar dhe as informator policie. Ç’janë këto që thoni?”, –  dëshmon për Gazetasi.al një tjetër i njohur i të arrestuarit që po hetohet nga policia për goditje për shkak të detyrës.

I riu këmbëngul se shoku i tij ishte braktisur, punonte si shpërndarës me motor dhe ishte i varfër.

“Nuk vidhte, nuk përzihej, ndonjëherë e vinin në lojë, por është e dhimbshme çfarë ka ndodhur me të”, – tregon një nga gratë në lagje.

Në fakt, 31-vjeçari jetonte mes zërit të imamit që fton besimtarët në falje dhe zërit të shitësve që thërrasin “u hap thesi për rroba”.

Fëmijë i vetëm

Banorët tregojnë se i ati ishte larguar në SHBA dhe ai ishte fëmijë i vetëm. E ëma inxhiniere ndërtimi, mundohej të nxirrte të ardhurat për të jetuar e po kështu për të garantuar ilaçe për të birin.

Gazetasi.al u përpoq të kontaktonte me nënën e të arrestuarit, e cila nuk u përgjigj në telefon.

“Një ditë më tha që do bëj diçka për t’u bërë i famshëm. Nuk e kuptova, por rrinte i menduar, shkonte në xhami punonte, ndonjëherë këta gringot me lekë talleshin me të, por ai, i mbyllur siç, ishte iu përgjigjej, disa e xhironin kur fliste. Kishte probleme, por kurrë s’kam pasur frikë prej tij”, – thotë për Gazetasi.al një grua që e njeh fare mirë familjen e tij.

Bullizimi

Sipas saj, sulmi që kreu Gerti nuk është asgjë tjetër, veçse veprim i një djali që vuante nga probleme të shëndetit mendor, por mbi të gjitha të një të riu që punonte, bullizohej nga të tjerët përmes videove dhe nuk ia kishte dalë që të mbijetonte si bashkëmoshatarët e tij.

“A ka mundësi që dikush ta ketë përdorur”, – e pyeti Gazetasi.al? Ai nuk pinte alkool, nuk ishte i dhunshëm, ndoshta ndonjë i ka folur shpesh dhe ai ka vendosur befas të bëjë këtë veprim, duke sulmuar liderin e demokratëve”./GazetaSi

Etiketa: berishagerti shehugrushtKryesore1

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Plagoset me thikë deputeti turk

Plagoset me thikë deputeti turk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com