GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Një ditë në Qytetin Studenti, në pritje të “studentëve” afganë

14:58 - 20/08/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Një ditë në Qytetin Studenti, në pritje të “studentëve” afganë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Françeska Ndoja

Atmosfera në Qytetin Studenti s’është më e njëjta e disa ditëve më parë, ku studentët po bëheshin gati për fillimin e sezonit të ri shkollor. Lajmi për ardhjen e afganëve ka ndryshuar jetën, por edhe përditshmërinë e studentëve dhe banorëve të QS. Sot, mbizotëronte qetësia dhe heshtja, ndërsa në parkun e afërt ca të moshuar kishin temën e përfolur “afganët” dhe bashkëjetesa me ta. Dyzimi mes mikpritjes dhe frikës janë dy gjërat që vërehen në sytë, por edhe në fjalët që qytetarët shprehin. Banorët e përhershëm të Qytetit Studenti kanë ndjenja të dyzuara mbi atë që po ndodh dhe mënyrën se si do të menaxhohet situata.

Godina të boshatisura, dyert të mbyllura, të cilat pengojnë çdo lloj informacioni, fytyra që presin të shohin se çfarë do sjellë ora në vijim është situata e krijuar në “qytetin e të rinjve”. Ditët kalojnë, ndërsa afganët akoma s’kanë ardhur në Shqipëri, edhe pse vendet ku ato do të akomodohen janë gati. Në Qytet Studenti në Tiranë, Durrës, Berat dhe Lezhë.

Në Qytet Studenti do të vihen në dispozicion 7 godina për ta. Banorët e vetëm që kanë mbetur, pas largimit me urdhër të studentëve, janë pensionistët, të cilët shfrytëzojnë hijen e pemëve për të ndërruar ndonjë muhabet. Por edhe ata jetojnë me situatën aktuale, ku shprehen se janë dakord me ardhjen e tyre, por mënyra si u nxorën studentët jashtë godinave ishte jo e duhura, duke qenë se u lajmëruan në momentin e fundit.

Por ka nga ata qytetarë që ndihen të frikësuar, por edhe të pasigurte, të cilët nuk pranojnë të prononcohen mbi këtë çështje, megjithëse mimika e fytyrës së tyre tregon shumë. “Unë personalisht kam respekt për ta. Edhe Italia hapi portat për ne, janë hallexhinj për momentin. Por, varet si do sillen. Frika është mos na vjen ndonjë tjetër mes tyre… Por s’e di a është i përshtatshëm vendi që kanë zgjedhur për t’i strehuar. Janë një komunitet që ka nevojë për përshtatje, janë me trauma lufte, unë i shoh si individë që kanë nevojë për përkrahje”, shprehet një nga të moshuarit.

Për ardhjen e afganëve, nuk pranon te prononcohet as drejtoresha e QS, Anila Shehu e cila largohet menjëherë sapo merr vesh që në institucionin e saj kanë mbërritur gazetarët. E shpejtë dhe me përgjigje të shkurtër, Shehu tha se nuk ka asnjë informacion dhe nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë. Duke na adresuar drejt Bashkisë së Tiranës për çdo informacion.

Studentët i sheh të trembur teksa ecin rrugës dhe nuk pranojnë të ndalen për të bashkëbiseduar me gazetarët, për vetë faktin se do të bashkëjetojnë me shtetasit afganë. Një studente, e cila banon në godinën 16 tregoi se nuk e di ca po ndodh dhe se janë të frikësuar.

Një gjë është e sigurt se përveç faktit se pandemia ndryshoi jetën e studentëve, tashmë një problem më shumë u është shtuar këtyre studentëve dhe banorëve, të cilët do të bashkëjetojnë me afganët, për të cilët qeveria thotë se do të jetë një periudhë të përkohshme, por sa do të zgjasë, kjo do mësohet vetëm kur avioni i parë me afganë, që pritet prej ditësh, të zbresë në Rinas. /Gijotina.com

Etiketa: qytet studentiStrehimi i afganeve

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Para
Bilanci i Covid në Kosovë/ 4 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja në 24 orë

Bilanci i Covid në Kosovë/ 4 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja në 24 orë

TË FUNDIT

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë...

Lexo më shumë
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com