GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një falenderim dhe një zhgënjim që vazhdon

16:12 - 25/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana e shkatërron jetë e mot Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga – Falenderoj sinqerisht zonjën Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë që më priti sot në takim pas letrës publike nga ana ime për çështjen e sulmit ndaj legjislacionit në fuqi që është ndërmarrë lidhur me Akademinë e Shkencave, çka përbën një ndêrhyrje të rëndë të politikës, pra të dy deputetëve, në kërkimin shkencor dhe intelektual të vendit!

Zonja Lindita Nikolla më dëgjoi me vëmendje dhe durim, duke më krijuar një mjedis dialogu që më lejoi të shprehja të gjithä argumentet e mia ligjore. Më dha nga koha e saj!

Falenderoj gjithashtu edhe kryetaren e Komisionit të edukimit dhe medias, zonjën Flutura Açka, e cila gjithashtu pati mirësinë të dëgjojë dhe mbajë shënim vendosmërinë time për ta kundërshtuar këtë nismë ligjore shoqëruar me argumente fatkeqë!

Këto falenderime u bashkohen atyre për zonjën Ina Zhupa, e cila është deklaruar publikisht se ndan të njëjtat argumente me mua për këtë çështje!

Ndërkaq zhgënjim i madh sepse z. Petro Koçi, deputet inisiator i këtyre propozimeve krejt pa themel juridik, nuk ndihet, nuk i përgjigjet kërkesë sime për takim, ballafaqim, dhe diskutim.

Nuk dua të besoj se zonjat deputete janë më të ndjeshme se deputetët meshkuj ndaj dialogut dhe ballafaqimeve. Nuk dua të besoj se është çështje maçizmi dhe kryelartësie! As më shkon ndër mend!

Nuk dua të besoj se ndonjë deputet i zonës Fier – Tepelenë e ka më vështirë të pranojë debat dhe kundërargumente se sa deputetë të zonave të tjera!

Nuk dua të besoj se zoti Petro Koçi duke qenë iniciator i amendamenteve është kaq i zhytur kaq thellë në to sa ka vendosur që të mos dëgjojë asnjë argument që tund zilet dhe këmborat duke vendosur në dukje gabimet që po bën.

Nuk dua të besoj asnjë nga këto! Unë vazhdoj të shpresoj, por pa he qur dorë!

Por, javën që vjen jo vetëm që do të merrem hollësisht me argumentet e dhëna prej këtij “grupi” prej një plus një deputetësh, por edhe do të kontaktoj elektorat nga Fieri për t’i bërë letër nga zgjedhësit e tij që të reflektojë, si edhe do t’i kërkoj takim në administratën e Kuvendit sikur një qytetar që ka një hall personal, ta zemë ka një hall shtëpie, punësimi, a tjetër!

Ndonëse nuk kam asnjë hall përsonal, por të shtetit, ndonëse nuk kërkoj asgjë personale prej tij, madje nuk i kërkoj as post, as rrogë, as pushtet, asgjë pe gjëje!

Përpjekjet e mia do të vazhdojnë !

Faleminderit!

Artan Fuga

Etiketa: Artan Fuga

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, humb jetën

Zvogëloi stomakun për të rënë në peshë, humb jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tiranë kanë...

Lexo më shumë
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com