GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

08:15 - 13/10/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evropës pati dy mesazhe: një publik dhe një të fshehur. Për të parin kryeministri shqiptar foli shumë qartë. Ai argumentoi se pandehmat e ngritura nga Karla del Ponte dhe Dik Marti për trafik organesh dhe shtëpi të verdhë nuk janë vërtetuar, prandaj ky institucion që përfaqëson ndërgjegjjen e kontinentit tonë, duhet ta revokojë rezolutën e një dekade më parë.

Edi Rama bëri një ekspoze të qartë, të ndërthurur përsosmërisht me pikpyetje të denja për idhtarët e teorive komplotiste, duke vënë në pah rolin e Rusisë dhe partisë së Putinit në fabrikimin e këtyre akuzave.

Deri në këtë pikë ai mund të tundte me krenari skeptrin e intelektualit që përdor leximet e Kafkës dhe Dostojevskit për të ndriçuar të vërtetën, flamurin e patriotit që mbron të drejtën e kombit të vet, bindjet e europianistit që beson tek disa ideale të përbashkëta.

Për këtë pjesë publike të fjalimit të tij, ai duhet lavdëruar, pa u kalamendur kot së koti në pandehmat se sa i mbrujtur është ai realisht me këto vlera dhe parime. Ai mbajti në Strasburg ligjërimin që duhet të kishte mbajtur çdo lider shqiptar.

Por, nga ana tjetër, teksti i tij ishte i ngarkuar me mesazhe të fshehta që lexoheshin qartë në filigran. Ai kishte një fjalim brenda fjalimit që lidhej ekskluzivisht me partnerin e vet politik, Hashim Thaçi. Ai e krahasoi ish presidentin e Kosovës me personazhin e Jozef K, të romanit “Procesi”, duke aluduar për një gjykim të manipuluar kundrejt tij, ai nuk harroi të rikujtonte shprehjen e dikurshme të Xho Bidenit që e krahasonte me Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, ai u përpoq ti prekte asambleistët duke i provokuar se ç’do të mendonin ata nëse një fat të tillë do ta kishte pas dhjetë vitesh Zelenski, ai e përshkroi atë si një president që punonte për paqen dhe u gdhi papritmas në kriminel lufte.

Ky fjalim brenda fjalimit, në mbrojte të Hashim Thaçit është pjesë e një strategjie të elaboruar nga kryeministri shqiptar. Ndonëse në ligjëratën e sotme ai deklaroi se “ne nuk kërkojmë zhbërjen e Gjykatës speciale”, që kur ajo morri ish presidentin e Kosovës, ai e ka vënë në dyshim legjitimitetin e saj. Shprehjet publike për “proces absurd”, vizita e pazakontë tek miku i tij në burgun e Scheveningenit, diferenca mes qëndrimeve kur drejt Hagës shkoi Ramush Haradinaj dhe kur aty u thir Thaçi, deshmojnë se përpos qëndrimit parimor ka edhe një hall personal.

Tashmë të gjithë e dinë se Rama kishte së bashku me Hashim Thaçin një projekt për të zgjidhur problemin me Serbinë përmes paktit me Vuçiçin për shkëmbimin e popullsive dhe territoreve. Ata projektuan së bashku një marëveshje për amnistimin e krimeve të luftës që do e zhbënte tribunalin e Hagës. Askush nuk i ka harruar deklaratat e Ramës në kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët të dy vendeve, kur Thaçi qe në krye të shtetit, apo deklaratat se kush e akuzon atë është “gomar”.

Pra Rama dhe Thaçi kanë pasur së bashku një projekt për të mbretëruar gjatë me ndihmën e njëri-tjetrit, ose në një komb të bashkuar pas ndarjes së kufijve, ose në një mënyrë tjetër.

Disa sot pretendojnë se kjo mbrojtje që kryeministri në detyrë po i bën ish presidentit të burgosur, me çmimin e lartë të sfidimit të institucioneve ndërkombëtare, ka në vetvete një lloj pengmarrjeje apo detyrimi për të ruajtur sekretet e përbashkëta. Por, pa kaluar në fantazi, ajo mund të yshtet nga një interes i pastër politik. Edi Rama po tenton të shpëtojë dhe rehabilitojë Hashim Thaçin, sepse ai kërkon me ngulm një partner, që nuk i bëhet pengesë në projektet e tij Ballkanike, ashtu sikurse Albin Kurti.

Këtu duhet kërkuar arsyeja se pse ai atakoi përpara Këshillit të Europës vërtetësinë e fabulës që e çoi ish kreun e UÇK-së në burg. Qëllimi qe i lexueshëm: të delegjitimojë procesin e sotëm në Hagë, ku në fakt, nuk bëhet aspak fjalë për trafik organesh.

Prandaj, ndonëse në pamje të parë fjalimi i sotëm mund të duket i drejtë dhe patriotik, ai ngërthen në vetvete edhe një qëllim të pashprehur politik, përpjekjen  për të ndryshuar ekuilibrat në skenën politike të Prishtinës.

Etiketa: Edi RamaHashim ThaciKosove

Lajme të lidhura

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Para
Vizita e Gërvallës në Gjermani, Barbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

Vizita e Gërvallës në Gjermani, Barbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com