GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Fjalimi i fortë i Edi Ramës përpara Këshillit të Evropës pati dy mesazhe: një publik dhe një të fshehur. Për të parin kryeministri shqiptar foli shumë qartë. Ai argumentoi se pandehmat e ngritura nga Karla del Ponte dhe Dik Marti për trafik organesh dhe shtëpi të verdhë nuk janë vërtetuar, prandaj ky institucion që përfaqëson ndërgjegjjen e kontinentit tonë, duhet ta revokojë rezolutën e një dekade më parë.

Edi Rama bëri një ekspoze të qartë, të ndërthurur përsosmërisht me pikpyetje të denja për idhtarët e teorive komplotiste, duke vënë në pah rolin e Rusisë dhe partisë së Putinit në fabrikimin e këtyre akuzave.

Deri në këtë pikë ai mund të tundte me krenari skeptrin e intelektualit që përdor leximet e Kafkës dhe Dostojevskit për të ndriçuar të vërtetën, flamurin e patriotit që mbron të drejtën e kombit të vet, bindjet e europianistit që beson tek disa ideale të përbashkëta.

Për këtë pjesë publike të fjalimit të tij, ai duhet lavdëruar, pa u kalamendur kot së koti në pandehmat se sa i mbrujtur është ai realisht me këto vlera dhe parime. Ai mbajti në Strasburg ligjërimin që duhet të kishte mbajtur çdo lider shqiptar.

Por, nga ana tjetër, teksti i tij ishte i ngarkuar me mesazhe të fshehta që lexoheshin qartë në filigran. Ai kishte një fjalim brenda fjalimit që lidhej ekskluzivisht me partnerin e vet politik, Hashim Thaçi. Ai e krahasoi ish presidentin e Kosovës me personazhin e Jozef K, të romanit “Procesi”, duke aluduar për një gjykim të manipuluar kundrejt tij, ai nuk harroi të rikujtonte shprehjen e dikurshme të Xho Bidenit që e krahasonte me Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, ai u përpoq ti prekte asambleistët duke i provokuar se ç’do të mendonin ata nëse një fat të tillë do ta kishte pas dhjetë vitesh Zelenski, ai e përshkroi atë si një president që punonte për paqen dhe u gdhi papritmas në kriminel lufte.

Ky fjalim brenda fjalimit, në mbrojte të Hashim Thaçit është pjesë e një strategjie të elaboruar nga kryeministri shqiptar. Ndonëse në ligjëratën e sotme ai deklaroi se “ne nuk kërkojmë zhbërjen e Gjykatës speciale”, që kur ajo morri ish presidentin e Kosovës, ai e ka vënë në dyshim legjitimitetin e saj. Shprehjet publike për “proces absurd”, vizita e pazakontë tek miku i tij në burgun e Scheveningenit, diferenca mes qëndrimeve kur drejt Hagës shkoi Ramush Haradinaj dhe kur aty u thir Thaçi, deshmojnë se përpos qëndrimit parimor ka edhe një hall personal.

Tashmë të gjithë e dinë se Rama kishte së bashku me Hashim Thaçin një projekt për të zgjidhur problemin me Serbinë përmes paktit me Vuçiçin për shkëmbimin e popullsive dhe territoreve. Ata projektuan së bashku një marëveshje për amnistimin e krimeve të luftës që do e zhbënte tribunalin e Hagës. Askush nuk i ka harruar deklaratat e Ramës në kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët të dy vendeve, kur Thaçi qe në krye të shtetit, apo deklaratat se kush e akuzon atë është “gomar”.

Pra Rama dhe Thaçi kanë pasur së bashku një projekt për të mbretëruar gjatë me ndihmën e njëri-tjetrit, ose në një komb të bashkuar pas ndarjes së kufijve, ose në një mënyrë tjetër.

Disa sot pretendojnë se kjo mbrojtje që kryeministri në detyrë po i bën ish presidentit të burgosur, me çmimin e lartë të sfidimit të institucioneve ndërkombëtare, ka në vetvete një lloj pengmarrjeje apo detyrimi për të ruajtur sekretet e përbashkëta. Por, pa kaluar në fantazi, ajo mund të yshtet nga një interes i pastër politik. Edi Rama po tenton të shpëtojë dhe rehabilitojë Hashim Thaçin, sepse ai kërkon me ngulm një partner, që nuk i bëhet pengesë në projektet e tij Ballkanike, ashtu sikurse Albin Kurti.

Këtu duhet kërkuar arsyeja se pse ai atakoi përpara Këshillit të Europës vërtetësinë e fabulës që e çoi ish kreun e UÇK-së në burg. Qëllimi qe i lexueshëm: të delegjitimojë procesin e sotëm në Hagë, ku në fakt, nuk bëhet aspak fjalë për trafik organesh.

Prandaj, ndonëse në pamje të parë fjalimi i sotëm mund të duket i drejtë dhe patriotik, ai ngërthen në vetvete edhe një qëllim të pashprehur politik, përpjekjen  për të ndryshuar ekuilibrat në skenën politike të Prishtinës.

Etiketa: Edi RamaHashim ThaciKosove

Lajme të lidhura

Si i mposhtën influencerat “investitorët strategjikë” me një telefon në dorë
OP-ED

Si i mposhtën influencerat “investitorët strategjikë” me një telefon në dorë

12:18 - 27/06/26
Të jesh i pastër është provokim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit
OP-ED

Të jesh i pastër është provokim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit

13:15 - 24/06/26
Flit, por edhe dëgjo!
OP-ED

Flit, por edhe dëgjo!

12:30 - 21/06/26
Para
Vizita e Gërvallës në Gjermani, Barbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

Vizita e Gërvallës në Gjermani, Barbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet