GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Një grafik për korruptimin tonë moral

19:00 - 19/11/22
në Editorial, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Një grafik për korruptimin tonë moral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grafik nga platforma statistikore online Statista, tregonte 1/3 e popullsisë së Shqipërisë jeton në diasporë. Duke patur parasysh metodën konservatore të mbledhjes së të dhënave nga Statista, është e sigurt se në diasporë jetojnë më shumë shqiptarë se në Shqipëri. Arsyeja e thjeshtë është se Shqipëria se prej 30 vitesh rritet vetëm në diasporë. Me censusin e 2011, vendi kishte 500 mijë banorë më pak se në vitin 1992.

Të gjithë jemi hedhur pas gurit të pasaktësisë së asaj statistike të përmbajtur pëe të fajësuar të tjerët, politikë, ekonomikë, shoqërorë apo shpirtërorë, për këtë rrudhje të Shqipërisë së brendshmi dhe rritje së jashtmi. Dhe deri diku kemi të drejtë.

Emigrimi në Britani, “Daily Mail”: skema tjetër që po përdorin shqiptarët

Politika, media, jeta publike është e mbushur me aktorë që shtiren sikur u dhemb zemra e u qan shpirti për këtë popull por gjithë hallin e kanë se si t’i hipin kalit të pushtetit dhe të fillojnë të mbushin hejbet e veta. I sheh se si betohen në tokë e në qiell se e treta e vërteta, kësaj here nuk do vjedh më. Kësaj here do ta luftoj komunizmin pa kompromis. Veç mos ardhsha në pushtet se kësaj here do t’i kalb në burg ministrat e kryeministrat e korruptuar.

Por që të mos marrë fund kjo odise, dalin çdo ditë si kërpudhat pas shiut edhe kandidatë të rinj për t’i zëvendësuar këta që kemi. Si kërpudhat pas shiut. Këta flasin edhe me më shumë pasion e patos, betohen e s’lënë gjë pa premtuar. Na heqin mallin e këtyre baronëve të politikës që në rini të tyre i betoheshin Partisë për besnikëri dhe ngjiteshin shkallëve të karrierës politike deri në kandidatë për anëtarë të Byrosë Politike. Aty prisnin momentin kur Partia të kishte nevojë për ta dhe t’i thërriste. Kështu presin edhe këta që t’u vijë radha për të bërë të njëjtat paudhësi. Kandidatë të përjetshëm për Byronë e pavdekshme të elitës së korruptuar politike.

Shqiptarët e kuptojnë këtë, edhe pse nuk kanë çfarë të bëjnë dhe detyrohen t’i thonë derrit dajë. Por dalin, pra, atje, në protestat që thirren edhe nga të korruptuarit, me gjysëm zemre. Sepse e dinë që këta që qajnë me lot gjaku për vuajtjet e popullit janë në fakt krokodilë që kanë bërë tregëti me shpresat e zbehta dhe janë pasuruar me varfërinë e shqiptarëve. Këta që e kanë hedhur në ankand çdo ditë trishtimin e prindërve që s’u mbushin dot barkun me bukë apo nuk u blejnë dot ilaçet fëmijëve, nuk mund të fitojnë kurrë besimin e qytetarëve, edhe pse nga halli detyrohen të dalin aty pas tyre.

Dhe kjo ndodh në çdo rrafsh të jetës tonë, jo vetëm në politikë. Kjo ndodh në media, prandaj kemi gazetarë por s’kemi gazetari. Kjo ndodh në akademi, prandaj kemi pedagogë por jo dije. Kjo ndodh në fe, prandaj kemi besimtarë por jo devocion. Kjo ndodh në shtëpitë tona, prandaj kemi martesa por jo familje. Kjo ndodh në tregëti, prandaj kemi shitje por jo marrëdhënie biznesi.

Në një farë mënyre është korruptuar softueri apo aplikacioni shoqëror që përdorim për të përzgjedhur më të merituarit prej nesh për t’u lënë amanet përgjegjësitë e mëdha. Prandaj, fajin për pakësimin dhe plakjen e Shqipërisë e kemi më shumë vetë dhe më pak të tjerët prej nesh. Kështu që, do vazhdojmë të ikim me bisht ndër shalë. Si fajtorë të vërtetë.

Etiketa: DiasporaEmigrimiShqiperia

Lajme të lidhura

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive
Breaking Views

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

15:04 - 10/12/25
Para
VIDEO/ Shqipëria i shënon të dytin Armenisë

VIDEO/ Shqipëria i shënon të dytin Armenisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com