GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Një milion robotë të “punësuar” në industrinë e automobilave

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Një milion robotë të “punësuar” në industrinë e automobilave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Industria e automobilave ka numrin më të madh të robotëve që punojnë në fabrika anembanë botës: stoku operativ ka arritur një rekord të ri prej rreth një milion njësive. Kjo përfaqëson rreth një të tretën e numrit total të instaluar në të gjitha industritë.

“Industria e automobilave në mënyrë efektive ka shpikur prodhimin e automatizuar”, thotë Marina Bill, presidente e Federatës Ndërkombëtare të Robotikës. “Robotët sot janë duke e luajtur një rol të rëndësishëm për të mundësuar kalimin e kësaj industrie nga motorët me djegie në motorë elektrik. Automatizimi robotik i ndihmon prodhuesit e makinave të menaxhojnë ndryshimet me shumicë në metodat dhe teknologjitë e prodhimit të krijuara prej kohësh”, shtoi tutje ajo, raporton IFR, transmeton Telegrafi.

Densiteti i robotëve në automobilizëm

Dendësia e robotëve është një tregues kyç që ilustron nivelin aktual të automatizimit në ekonomitë më të mëdha prodhuese të makinave.  Republika e Koresë, renditet e para me 2,867 robotë industrialë për 10,000 punonjës ishin në punë në vitin 2021.

Gjermania e pason me vendin e dytë me 1,500 njësi të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara që numërojnë 1,457 njësi dhe Japonia me 1,422 njësi për 10,000 punëtorë.

Prodhuesi më i madh i makinave në botë, Kina, ka një densitet robotik prej 772 njësi, por në fakt po i arrin shpejtë tregjet tjera: Brenda një viti, instalimet e reja të robotëve në industrinë kineze të automobilave pothuajse u dyfishuan në 61,598 njësi në vitin 2021 – duke përbërë 52 për qind të gjithsej 119,405 njësi të instaluara në fabrika në mbarë botën.

Automatizimi i veturave elektrike

Objektivat ambicioze politike për automjetet elektrike po e detyrojnë industrinë e makinave të investojë: Bashkimi Evropian ka njoftuar planet për t’i dhënë fund shitjes së automjeteve që ndotin ajrin deri në vitin 2035.

Qeveria e SHBA synon të arrijë një objektiv vullnetar prej 50% të pjesës së tregut për shitjet e automjeteve elektrike deri në vitin 2030 dhe të gjitha automjetet e reja të shitura në Kinë duhet të furnizohen me energji nga “energjia e re” deri në vitin 2035. Gjysma e tyre duhet të jenë elektrike, qeliza karburanti ose hibride “plug-in” – pjesa e mbetur 50 për qind, automjete hibride.

Shumica e prodhuesve të veturave që kanë investuar tashmë në robotët industrialë tradicionalë “të mbyllur” për montimin bazë, tani po investojnë gjithashtu në aplikacione bashkëpunuese për montimin përfundimtar dhe detyrat e përfundimit.

Furnizuesit e nivelit të dytë të pjesëve të automobilave, shumë prej të cilëve janë NVM, janë më të ngadalshëm për t’u automatizuar plotësisht. Megjithatë, ndërsa robotët bëhen më të vegjël, më të përshtatshëm, më të lehtë për t’u programuar dhe me më pak kapital, kjo pritet të ndryshojë.

Etiketa: automobileRobote

Lajme të lidhura

Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?
Aktualitet

Shpejtësia e internetit, ku renditet Shqipëria në rajon dhe botë?

14:55 - 29/04/26
Para
Shtohet frikshëm kriminaliteti në shtetin anëtar të BE-së

Shtohet frikshëm kriminaliteti në shtetin anëtar të BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona
Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona

21:23 - 09/07/26

Me përfundimin e hetimeve, organi i akuzës u ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis...

Lexo më shumë
Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital

Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital

21:16 - 09/07/26
Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

20:14 - 09/07/26
Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

20:06 - 09/07/26
Bisedat e financieres Aida Vokli për 5 ‘Call- Center-at’ zbuluan Xhoni Hitajn, Igli Margjinin dhe Algers Mahilajn

Bisedat e financieres Aida Vokli për 5 ‘Call- Center-at’ zbuluan Xhoni Hitajn, Igli Margjinin dhe Algers Mahilajn

19:58 - 09/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com