GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një ndihmëse shtëpiake që drejton punën e shtetit”, media greke shkruan për arrestimin e krahut të djathtë të Ballukut

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Një ndihmëse shtëpiake që drejton punën e shtetit”, media greke shkruan për arrestimin e krahut të djathtë të Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media greke i ka kushtuar një artikull ngritjes në detyrë të zëvendëskryeministres, Belinda Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të saj, siç është rasti i Evis Berberit, që ndodhet pas hekurave për shpërdorim detyre.

“Newsbomb.gr” shkruan për arrestimin e Berberit, krahut të djathtë të ministres së Infrastrukturës, Balluku.

Po ashtu shtrohen një seri me pyetje se pse ende nuk zbatohet vendimi i gjykatës që shteti shqiptar t’i paguajë 50 milionë euro kompanisë greke “Actor”.

ARTIKULLI

Emri Belinda Balluku mund të mos jetë shumë i njohur për ju, por në Shqipëri do të thotë shumë. Emri i ministres së Infrastrukturës dhe zv/kryeministres Edi Rama përbën një çarje në ngërçin e Shqipërisë. Më 13 mars, SPAK,  arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një nga bashkëpunëtorët më të besuar të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministres, Belinda Balluku.

Sipas mediave shqiptare, pas një bastisjeje të policisë, SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit, arrestoi Evis Berberin, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Policia e arrestoi atë së bashku me dy shokë biznesi (Valter Begaj dhe Ervis Lamajn), ndërsa në banesën e tij u sekuestruan shuma të mëdha parash dhe piktura me vlerë qindra mijëra euro. Evis Berberi ishte krahu i djathtë i ministres Balluku dhe ishte ai që u fotografua pranë saj në të gjitha inspektimet dhe inaugurimet e projekteve të mëdha rrugore. Sipas SPAK, Valter Begaj, pronar i kompanisë NET – GROUP, ka fituar 6 tenderë publikë, paratë nga të cilat i ka transferuar nëpërmjet transaksioneve tek kompania DAAM. Përfitimi duket se shkon në 2.7 milionë euro.

NET-GROUP fitoi këto gara, paratë u transferuan përmes transaksioneve në kompaninë DAAM. Këto veprime kanë ngritur dyshime për veprimtari pastrimi parash.

DAAM është blerë nga Berberi me një çmim shumë të ulët, është shitur shumëfish, ndërsa pronësia dhe menaxhimi ndryshon disa herë mes biznesmenëve. Ka dyshime për një transferim të rremë për të shmangur konfliktin e interesit pasi Berberi ishte vendosur të emërohej këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. I gjithë skandali i mësipërm ka shkaktuar lëkundje ‘tektonike’ në skenën politike të Shqipërisë.

Shumë pikëpyetje ngre ngjitja e bukuroshes dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila para karrierës së saj të re punonte në Greqi si ndihmëse shtëpiake. Praktikisht, një ndihmëse shtëpiake u bë numri dy i qeverisë shqiptare dhe ministre e Infrastrukturës dhe për këtë arsye komandon punët publike të vendit fqinj.

Ka një proces gjyqësor që kompania e ndërtimit ‘Actor’ ka fituar nga një gjykatë franceze, ndaj shtetit shqiptar, në shumën 50 milionë euro, për të cilën Ministria e Drejtësisë dhe e Jashtme nuk kanë dhënë dritën jeshile për ta ekzekutuar. Dhe diku këtu është përfshirë Balluku, ku krahu i saj i djathtë u arrestua për pastrim parash, ndërkohë që ajo u kishte kërkuar shefave (të kompanisë së ndërtimit) të shpejtonin ndërtimin e projektit. Por kur punimet u bënë, Balluku nuk i pagoi shumat.

Me fjalë të tjera, kompania ‘Actor’ bëri punën, shkoi në gjyq, fitoi 50 milionë euro dhe e zgjedhura e Edi Ramës ‘fishkëllen’ indiferente. Por ja ku nisin ‘pyetjet’ e nxehta:

-Kush dhe pse nuk i jep dritën jeshile zotit Exarchou të kompanisë ‘Actor’ për të ekzekutuar?

-Çfarë lojërash luhen në sfondin diplomatik që pengojnë pagesën e shumave ndaj një kompanie greke që ka fituar ligjërisht?

-Kë mbulon shteti shqiptar?

-Çfarë di Athina për këto raste dhe çfarë do të bëjë? A do të vazhdojë ‘të fërshëllejë’ indiferente?

 

Etiketa: Belinda BallukuKryesore1

Lajme të lidhura

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?
Breaking Views

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën
Aktualitet

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
Para
“Hajdut ik”/ Protestuesit këmbëngulin në dorëheqjen e Veliat (Video-Foto)

Protestat për dorëheqjen e Veliajt, 3 të proceduar dhe 3 në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com