GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një president lolo

20:58 - 01/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, OP-ED, Opinion, Politikë, Të Gjitha, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Një president lolo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreut të shtetit nuk iu kërkua të ndihmonte Ramën, as të shpëtonte mazhorancën. Ai u përdor për të shkelur kushtetutën thjeshtë për një tekë kalendari, gjë që s’të lejon ta marrësh seriozisht.

Nga Andi Bushati

Në kryet e nënpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen në lakej. Bajram Begaj ka dhënë edhe një shembull tjetër se ka zgjedhur të dytën. Duke shpallur për në 9 nëntor zgjedhjet e parakohëshme në Tiranë, ai ka marrë mbi supe një peshë të cilën, nga bota tjetër, do ia kishte zili edhe Haxhi Lleshi, me dëshirën e vet të çartur për ti shërbyer Enver Hoxhës.

Pa pritur as kufizimin 48 orësh që i jepej, Bajrami, ka nxituar të shklë hapur ligjin themeltar të shtetit, duke mos përfillur nenin 115 të tij, i cili e shpreh në mënyrë taksative që nuk mund të hapet një garë e re elektorale, pa u shprehur më parë parë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin përfundimtar të kryebashkiakut në detyrë.

Dihet që pas firmës nga kryeministri, Erion Veliaj, bëri ankimim në kushtetuese dhe pas kësaj dhe ne kritikët e Lalit dhe ata që sot po e shkelin me këmbë pasi e patën ngritur në qiell, duhet të ulnin kokën dhe të prisnim në heshtje.

Nuk ndodhi kështu. Ndaj nuk i’a vlen të merresh me argumentat foshnjorë që ka prodhuar presidenca duke marrë “copy paste” interpretimin e kryeministrisë. Eshtë po ashtu mungesë e theksuar serioziteti të debatosh nëse, Veliajn e rrëzoi Këshilli Bashkiak apo shefi i qeverisë, nëse vendimin për të duhet ta merte gjykata administrative apo ajo kushtetuese, nëse kreu i shtetit mund të përvetësojë rolin e një pushteti tjetër apo mund ta bëjë vetë interpretimin e kushtetutës?

Të biesh në në këto gracka nga të cilat di të shpëtojë edhe një studenti i vitit të parë të juridikut do të thotë të bësh lojën e përdhosësve të ligjit.

Këtu çështja është politike. Ushtari i bindur, Begaj, e dinte tepër mirë se Tirana do shkonte detyrimisht në zgjedhje të reja. Ai qe i ndërgjegjshëm se përderisa autokrati i gjithpushtetshëm e kishte vendosur, kjo lojë nuk mund të kthehej më pas. Ai e kishte garancinë se ndonëse Veliaj ishte ankimuar në kushtetuese, kjo gjykatë, kurrë, asnjë herë, që kur ka rilindur pas reformës në drejtësi, nuk ka dhënë ndonjë vendim në dëm të kryeministrit.

Pra, në rastin më të mirë ajo mund të shprehej se ankimimi i kryebashkiakut nuk përbënte lëndë të trajtueshme prej saj dhe ta zgjidhte shpejt çështjen, ose të tregohej pak më tepër skrupuloze dhe ta trajtonte atë në themel, gjithnjë duke e pranuar shkarkimin.

Në të gjitha rastet fundi dihej, ajo që mbetej e panjohur ishte koha se kur.

Në këto kushte, halli i çdo yes man-i të regjimit se mos kthehet pas vullneti i Ramës për zgjedhje të reja ishte i kotë. Në çdo rast ato do të ndodhnin. Këtu Bajram Begajt as nuk i ishte lënë në dorë rasti i artë i shpëtimit të padronit, as fuqia për ti bërë ndonjë dhuratë të domosdoshme mazhorancës.

Në një situatë të tillë hipotetike ai do të luante rolin e një shërbëtori, por ama disi me vlerë. Por atij, nuk iu kërkua ky nder, atij nuk iu la mbi tryezë zgjidhja e problemit. Ai u urdhërua të shkelë kushtetutën thjeshtë për një tekë të kalendarit. Ai u verbërua për të mos e parë nenin 115 vetëm për ti zhvilluar në një datë më të shpejtë zgjedhjet. Ai u përdhunua juridikisht thjesht për të mos prishur skenarin që Rama kishte vizatuar në kokë.

PIkërisht, ky përdorim i neveritshëm, e shndërron atë nga rangu i bashkëpuntorit në krim, në atë të shërbëtorit karagjoz. Ai nuk u bë dot pjesë e një plani anti- kushtetues ai mbeti thjeshtë loloja të cilit i morën firmën.

/Lapsi.al

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur
Aktualitet

Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur

17:45 - 21/04/26
Ky është autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë
Aktualitet

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë

17:34 - 21/04/26
Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
Aktualitet

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:33 - 21/04/26
Para
Diella tregon arsyet perse u shfaq me gjashtë gishta

Diella tregon arsyet perse u shfaq me gjashtë gishta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur
Aktualitet

Konflikt në Vlorë, nga sherri mes 10 të rinjve mbeten dy të plagosur

17:45 - 21/04/26

Një sherr i rëndë është shënuar sot në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lef Sallata, ku janë përfshirë rreth...

Lexo më shumë
Ky është autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë

17:34 - 21/04/26
Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:33 - 21/04/26
Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroporteve

Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroporteve

15:26 - 21/04/26
‘Leo Messi është më i miri në histori’, Lamine Yamal vlerëson ikonën e Barcelonës

‘Leo Messi është më i miri në histori’, Lamine Yamal vlerëson ikonën e Barcelonës

15:16 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com