GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Një qese plastike për të mbuluar dështimin e Erion Veliajt me pastrimin e Tiranës

19:18 - 21/06/22
në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Një qese plastike për të mbuluar dështimin e Erion Veliajt me pastrimin e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 1 qershori, shqiptarët nuk mund të përdorin qeset plastike njëpërdorimshe për të bërë pazar. Në ballë të këtij “revolucioni” prej kauçuku është si gjithnjë Lali Eri. Kjo është një mundësi e artë për të rrëmbyer një trofe propagandistik në sytë e audiencave të huaja të cilën ai nuk mund ta humbasë. Me këtë hap, Shqipëria është përpara Kanadasë dhe Lali Eri është imazhi i këtij kapërcimi.

Megjithatë, Erion Veliaj është edhe kryetari i bashkisë më të ndotur të Europës. Sipas raportit të Eurostat të vitit 2020, Tirana ishte qyteti me vlerat më të larta të pranisë së PM2.5 (grimcave me diametër 2.5mikrometër) në ajër. Renditja e Tiranës në krye të kësaj liste fatkeqe nuk vjen nga faktorë natyrorë. Tirana nuk është si Sarajeva, një qytet luginor ku qarkullimi i ajrit është i vështirë. Përkundrazi, Tirana ka shumë frymëmarrje për nga pozita gjeografike.

Tirana nuk ka pranë vendburime të naftës dhe gazit, miniera xeherorësh apo fabrika të prodhimit të çimentos. Kombinatet dhe uzinat e komunizmit janë jashtë përdorimit. Qyteti renditet në krye të listës europiane të qyteteve me diell.

Ndotjen e ajrit në Tiranë nuk e shkaktojnë qeset plastike që përdorin qytetarët. Kjo nuk do të thotë se heqja e tyre nga përdorimi është një hap i gabuar. Por Erion Veliaj nuk është zgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës për të edukuar qytetarët e saj, por për ta pastruar qytetin, për të përdorur me ekonomi paratë e taksave dhe për të maksimizuar produktivitetin e atyre taksave.

Ajrin e Tiranës e ndot ndërtimi i 5 milion metra katrorë pallate e kulla betoni. E ndot trafiku i tmerrshëm që ka shkatuar ngushtimi i rrugëve të Tiranës. Grimcat me diametër deri 2.5 mikrometër nuk i prodhon prania e qeseve plastike në landfillin e Sharrës. I prodhon ndërtimi i shfrenuar, pa asnjë kriter mjedisor i çdo pëllëmbe tokë brenda perimetrit të qytetit.

141 kompanitë e ndërtimit që kanë marrë 5 milion metër katror leje ndërtimit që nga 2016, punojnë ditë e natë duke hapur gropat, duke zhvendosur dhera orar pa orar, duke hedhur beton 24/7, duke hedhur betonin e mbetur dhe inertet e tepërta anash pallateve që ndërtojnë. Lagjet e Tiranës ziejnë ditë-natë nga gjëmimi i fadromave, betoniereve, vinçave dhe saurrelëve. Kjo mungesë filtrash mjedisorë e socialë e ka bërë ajrin e Tiranës më të ndoturin në Europë.

Përfshirja e zhurmshme e Erion Veliajt në këtë fushatë bëhet kështu edhe koperturë e zallamahisë që ai po bën me ndërtimet pa limit, pa kriter urbanistik, mjedisor e social. Përdorimi i strategjisë së biskotave për audiencat ndërkombëtare në kurriz të jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve është abzuim brutal me detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

Etiketa: deshtimiEditorialErion Veliajkryesore2pastrimiplastikeqeseTirana

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
“Lëre të vdesë aty”/ Tre shqiptarë masakrojnë me dërrasa me gozhda bashkatdhetarin

“Lëre të vdesë aty”/ Tre shqiptarë masakrojnë me dërrasa me gozhda bashkatdhetarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com