GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Një sërë trukesh shtetërore, Ja si po zhvaten pronat e forcave detare dhe po iu falen klientëve të qeverisë

21:50 - 06/10/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Një sërë trukesh shtetërore, Ja si po zhvaten pronat e forcave detare dhe po iu falen klientëve të qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Baza detare ekzistuese e Pashalimanit u rrudh me 85 % të sipërfaqes me anë të një truku korruptiv të vitit 2016, ndërsa baza ndihmëse e Sarandës shkoi drejt shfarosjes pasi u dha me koncension. Të akuzuar janë zyrtarë të lartë mes të cilëve edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që gjatë vlerësimit të pronave të forcave detare më 2016-ën, firmosën copëzimin e tyre, duke lënë një pjesë të majme jashtë planit të përhapjes. Kleçka e përdorur ishte lënia e tyre pa koordinata gjeografike. Si pasojë forcat detare humbën 80 prona të lakmuara me një sipërfaqe prej rreth 480 hektarësh.
Ditën e gënjeshtrave, 1 prill 2021, pyetja e fundit për zhurmnajën e një procesi të dyshuar si korruptiv iu drejtua presidentit Ilir Meta në emisionin televiziv LOG.
– Më 6 korrik (2020), ju keni deklaruar se keni ngritur një grup verifikimi për çështjen e dhënies me qira të bazës detare të Sarandës. A ka një konkluzion?
Fjala ishte për një pronë të Forcës Detare, në total 26.5 hektarë, e cila me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 514, të datës 1 korrik 2020, i jepej me qira simbolike, prej 1 euroje, për 20 vjet, me anë të metodës së shumëpërfolur të Partneritetit Publik-Privat (PPP), dy shoqërive të njohura si kliente të qeverisë. Vendimi ishte publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 6 korrik 2020.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku (majtas) dhe ai aktual, Bajram Begaj (djathtas)
Në përgjigje të pyetjes së drejtuesit të emisionit, presidenti Ilir Meta pohoi se informacioni për Bazën e Sarandës i kishte mbërritur në zyrë gjatë asaj dite, 1 prill 2021, dhe se nuk kishte pasur kohë për ta shqyrtuar.
– Do e shikoj me vëmendje maksimale, sepse asgjë nuk mund të ndodhë në mënyrë të paligjshme dhe, e dyta, nuk mund të dobësohen kapacitetet mbrojtëse dhe të sigurisë së vendit… për më tepër që jemi vend anëtar i NATO-s”.
Ky ishte deklarimi i fundit publik lidhur me këtë zhvillim. Më tej, për muaj me radhë për çështjen e pronave të Forcës Detare nuk është ndier më askush, nëse nuk do të llogariten ca pak zëra të mekur në mediat online, si dhe Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, i cili e pagoi me largimin flagrant nga detyra dhe ushtria për kushtet në favor të shtetit që vendosi në këmbim të dhënies së Bazës Sarandës. Por, çfarë është duke ndodhur me pronat e bazave të Forcës Detare dhe si janë përfshirë në këtë aferë të rrezikshme dhe antiligjore vetë strukturat e shtetit?

E vërteta thotë se pronat e Forcës Detare, të vendosura në disa pika piktoreske dhe të lakmuara të vijës bregdetare, kanë qenë prej kohësh në shënjestër të zhvatjes.
Ato kanë qenë dhe mbeten pjesë e historisë së aferave të errëta dhe të paligjshme të historisë së privatizimeve të pronave që dikur i përkisnin shtetit. Në fakt, pronat e Forcës Detare kanë mbetur të fundit në radhë, ndërkohë që me privatizimet apo dhënie/faljet me qira të pronave të ushtrisë, në brendësi të territorit, është konsumuar një masakër e vërtetë. Mjeshtrit ua kanë gjetur vendin, duke ia dalë mbanë që gjithçka të mbetet në terr informativ.
Pjesa më kriminale është se në gjithë këtë aferë praktikat dokumentare për çlirimin e pronave nga statusi i interesit publik janë mundësuar me ndihmën e disa trukeve administrative, të gjeneruara në brendësi të zyrave të shtetit. Për më tepër, me kalimin e viteve, metodat janë shfaqur edhe më flagrante. Pronat e ushtrisë janë përlarë pa pasur nevojën e trukeve administrative, pasi kanë mjaftuar ca trumbeta propagandistike që flisnin për strategji kombëtare të zhvillimit të turizmit… Në fund, qëllimi i vetëm dhe i pandryshuar ka qenë përfitimi përmes korrupsionit.
Truku i vitit 2016
Truku bazë për të përlarë pronat e ushtrisë ishte dhe mbetet ai i nxjerrjes së tyre jashtë Planit të Përhapjes dhe Vendosjes, duke shmangur ligjin Nr. 9235, (dt. 29.07.2004) “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” që thotë se “pronat e paluajtshme, që i shërbejnë një interesi publik, nuk kthehen.”
Në terma më të kuptueshme, nxjerrja me anë të këtij truku administrativ e pronave të ushtrisë jashtë Planit të Përhapjes dhe Vendosjes i largon ato nga statusi special i përdorimit ushtarak, duke i barazuar me pronat e zakonshme për përdorim civil, që administrohen nga Këshilli i Ministrave.
Dokumentet provojnë se, në vitin 2016, me qëllim për të shtënë duart në pronat e Forcës Detare, është përpunuar dhe vënë në zbatim edhe një version edhe më i sofistikuar i këtij truku.
Gjithçka ka nisur më 26 janar 2016, kur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe, Gjeneral Major Jeronim Bazo, me anë të urdhrit nr. 78, të datës 26.01.2016, ngriti në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura një grup pune për vlerësimin e pronave të Forcës Detare. Kryetar i grupit të punës ishte Kolonel Ilir Xhebexhia, drejtor i Operacioneve dhe Stërvitjeve në Shtabin e Përgjithshëm të FA, aktualisht komandant i Forcës Detare me gradën Gjeneral Brigade. /INA media/

Etiketa: mashtrimeqeveria

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Vatikani u dhuron 15 mijë akullore të burgosurve për t’i ndihmuar të kalojnë vapën

Papa Françesku: Rastet e abuzimit seksual në kishat në Francë janë turpëruese

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com