Ditën e sotme është hedhur shorti për përballjet në Kupën e Botës për klube, kompeticion që do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 3 deri në 12 shkurt të vitit të ardhshëm. Blerim Dzemaili, ish futbollisti i Zvicër ishte ai që përzgjodhi goglat e përballjeve respektive.
Në gjysmëfinale do të hynë në lojë dy skuadrat më të kuotuara për të fituar trofeun Chelsea dhe Palmeiras.
Blutë e Londrës do të sfidojnë fituesen e çiftit Al Hilal-Al Jazira ose Auckland City ndërsa Palmeiras do të ketë përballë një mes Al Ahly dhe Monterrey.
Chelsea është favorit absolut për të fituar këtë kompeticion sikurse ka ndodhur në edicionet e mëparshme.
Discussion about this post