GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Një substancë e transmetuar nga gjaku”, ndërtohet “ora” e sistemit imunitar që parashikon sëmundjet dhe vdekshmërinë

07:39 - 18/07/21
në Ekonomi & Sociale, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 4 min
A A
“Një substancë e transmetuar nga gjaku”, ndërtohet “ora” e sistemit imunitar që parashikon sëmundjet dhe vdekshmërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Stenfordit dhe Instituti Buk për Kërkime mbi Plakjen në SHBA, kanë ndërtuar një “orë”të plakjes inflamatore, e cila që është më e saktë se sa numri i qirinjve në tortën tuaj të ditëlindjes, në parashikimin se sa i fortë është sistemi juaj imunitar, sa shpejt do të dobësohet ai, apo nëse do të keni probleme të padukshme kardiovaskulare,të cilat mund të shndërrohen në sëmundje serioze disa vjet në rrugë.

Në këtë proces, shkencëtarët u morën me një substancë të transmetuar nga gjaku, sasia e madhe e së cilës mund të përshpejtojë plakjen kardiovaskulare.“Çdo vit, kalendari na tregon se jemi një vit më të vjetër. Por jo të gjithë njerëzit plaken biologjikisht me të njëjtën ritëm. Disa njerëz të moshuar janë shumë të prirur ndaj sëmundjeve, ndërsa të tjerët duken më të shëndetshëm”- thotë Dejvid Furman, autori i vjetër i studimit.

Ky ndryshim, thotë Furman, lëgjurmët e tij në pjesën më të madhe të normave të ndryshme,me të cilat dobësohet sistemi imunitar i njerëzve. Sistemi imunitar – një koleksion i koordinuar i qelizave, substancave dhe strategjive me të cilat na ka pajisur evolucioni për të trajtuar kërcënime si lëndimet apo pushtimet nga patogjenët viralë dhe mikrobikë-spikat për mobilizimin e një reagimi të shpejtë, intensiv, të lokalizuar, afatshkurtër dhe rezistent, që quhet ndryshe inflamacion akut.

Ky “inflamacion i mirë”e kryen zakonisht punën e tij, dhe pastaj zbehet brenda ditësh. (Një shembull është ai skuqjes apo fryrjes së gishtit që çahet nga një mjet prerës,dhe nga shërimi i shpejtë që pason). Teksa plakemi, mund të nisë një “inflamacion i rëndë” i shkallës së ulët.

Ky inflamacion sistemik dhe kronik, shkakton dëmtime të organeve dhe promovon cënueshmëri ndaj një morie sëmundjesh që përfshijnë gati çdo sistem të organeve në trup, dhe përfshijnë tumoret, sulmet në zemër, goditjet në tru, neurodegjenerimin dhe auto–imunitetin.

Deri më sot, nuk ka pasur ndonjë metrikë për vlerësimin e saktë të statusit inflamator të njerëzve, në një mënyrë të tillë që të mund t’i parashikojë këto probleme klinike, dhe të gjejëmënyrat e adresimit të tyre, thotë Furman. Por studimi më i fundit ka prodhuar një masë sasiore që duket se bën pikërisht këtë.

Furman drejton “1000 Immunomes Project”. Për këtë projekt midis viteve 2009-2016, u morën mostrat e gjakut nga 1.001 njerëz të shëndetshëm të moshave 8-96 vjeç. Ato iu nënshtruan një morie procedurash analitike, që përcaktojnë nivelet e proteinave sinjalizuese të imunitetit të quajtura citokina.

Studimi i ri, përdori inteligjencën artificiale për të ndërthurur të gjitha këto të dhëna në një skemë, që studiuesit i referohen si një “orë inflamatore”. Ata zbuluan se parashikuesit më të fortë të moshës inflamatore, ishin një grupim prej rreth 50 proteinash sinjalizuese imune të quajtura citokina.

Nivelet e atyre, mjaftonin për të gjeneruar një inflamacion, që shtonte gjasat e personi për t’u prekur nga një sërë sëmundjesh të lidhura me plakjen. Në vitin 2017, shkencëtarët vlerësuan gati 30 pjesëmarrës në këtë projekt të moshës 65 vjeç ose më të moshuar, gjaku i të cilëve ishte marrë që në vitin 2010.

Ata matën shpejtësinë e ngritjes nga një karrige dhe ecjen në një distancë fikse, dhe realizuan me ta një pyetësor të bazuar tek aftësia e tyre për të jetuar në mënyrë të pavarur (A mund të ecni vetë?, A keni nevojë për ndihmë kur visheni?).

Shtatë vjet me vonë, mosha inflamatore rezultoi më superiore sesa mosha kronologjike në parashikimin e dobësisë fizike. Po ashtu Furman dhe kolegët e tij morën mostra gjaku nga një studim i vazhdueshëm i njerëzve shumë jetëgjatë në Bolonja të Italisë, dhe i krahasoi moshat inflamatore të tyre me ato të njerëzve 18-50 vjeç.

U zbulua se të moshuarit kishin mosha inflamatore mesatarisht 40 vjet më pak se sa mosha e tyre kalendarike. Kështu për shembull një burrë 105 vjeç, kishte një moshë inflamatore 25 vite më të re, thotë Furman. Shkencëtarët vunë re se nivelet në gjak të një substance, CXCL9, kontribuan më fuqishëm sesa çdo përbërës tjetër i orës në rezultatin e moshës inflamatore. Sipas tyre nivelet e CXCL9, një citokinë e sekretuar nga qeliza të caktuara imune për të tërhequr qelizat e tjera imune në vendin ku ka ndodhur një infeksion, fillojnë të rriten ndjeshëm pas moshës 60 vjeçare.

CXCL9, ka shumë ndikim edhe tek sëmundjet kardiovaskulare. Një seri eksperimentesh treguan se CXCL9 sekretohet jo vetëm nga qelizat imune por nga qelizat endoteliale – përbërësit kryesorë të mureve të enëve të gjakut.

Studiuesit treguan se mosha e avancuar, lidhet me një rritje të konsiderueshme të niveleve të qelizave endoteliale CXCL9, gjë që e zbeh aftësinë e qelizave endoteliale për të formuar rrjete mikrovaskulare, pra për tu zgjeruar dhe për tu tkurrur.

Lajme të lidhura

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë
Breaking Views

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë

09:24 - 26/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina në rritje

13:05 - 25/04/26
Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar!
Aktualitet

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar!

08:38 - 25/04/26
Para
“U zhduk” në Liqenin e Farkës, pas denoncimit nga familja, polumbarët vazhdojnë kërkimin e trupit të 45-vjeçarit

“U zhduk” në Liqenin e Farkës, pas denoncimit nga familja, polumbarët vazhdojnë kërkimin e trupit të 45-vjeçarit

TË FUNDIT

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam
Breaking Views

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam

23:25 - 26/04/26

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Lexo më shumë
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

22:30 - 26/04/26
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

21:50 - 26/04/26
Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

21:41 - 26/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com