GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Një tjetër ‘njollë’ në “Këshillimin Kombëtar” të Ramës, zbardhet ankesa në KPP

21:15 - 09/02/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Një tjetër ‘njollë’ në “Këshillimin Kombëtar” të Ramës, zbardhet ankesa në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër ankesë ka mbërritur pranë Autoritetit Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimeve Publike, në lidhje me një tender tjetër që ka të bëjë me nismën e “Këshillimin Kombëtar” të kryeministrit, Edi Rama. Ankesa është bërë për tenderin e hapur në datën 2 shkurt 2022, nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që ka si qëllim blerje dhe printime të materialeve për Këshillimin Kombëtar. Procedura mban numrin e referencës REF-18441-02-02-2022, me fond limit 3.905.561 lekë të reja, ose rreth 40 milionë lekë të vjetra.

 

 

Në këtë tender, kompania “ALBDESIGN SPS” sh.p.k ka shfaqur interesin për të marrë pjesë në garë. Por, duke qenë se edhe në këtë nismë hidhen hije dyshimi që prokurimet bëhen me kompani të paracaktuara, edhe ankesa “ALBDESIGN SPS” sh.p.k e përforcon këtë gjë. Kjo, pasi kompania ka shqyrtuar kriteret që janë vënë për këtë tender, ka konstatuar që disa prej tyre janë shkelje të ligjit për prokurimet publike.

Dhe një nga kriteret që ka konstatuar kompania, tregon shkeljet ligjore që bëjnë hartuesit e tenderëve, duke vënë kritere absurde vetëm e vetëm që të favorizojnë kompanitë e miqve pranë qeverisë. Sipas ankesës së shoqërisë “ALBDESIGN SPS”, thuhet se është vënë si kriter që operatorët ekonomik, pra kompanitë që do të marrin pjesë në garë, duhet të dorëzojnë kopje të vërtetuara të bilancit vjetor të viteve 2020-2021.

 

 

Ndërkohë që neni 29 pika 1 të ligjit 8438 “Për tatimin mbi të ardhurat”, thotë se çdo biznes duhet të paraqesë deklaratën vjetore të xhiros në organet tatimore, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Pra, në rastin e kompanisë “ALBDESIGN SPS”, bilancin e vitit 2021 do të duhet ta paraqes në datën 31 mars 2022, në mënyrë që të marrë vërtetimin që kërkojnë në tenderin e mësipërm, për ta ditur se sa e ka pasur bilancin e vitit 2021. Por tenderi afatin e fundit të paraqitjes së ofertës ka datën 14 shkurt 2022, që pamundëson kompanitë të marrin pjesë në garë, pasi nëse i referohen kriterit absurd të vënë në procedurë, asnjëra nuk do të paraqes bilancin e vitit 2021.

 

 

Ky është një rast tjetër ku nxjerr zbuluar nismën e kryeministrit Rama, që qëllimin kryesor e ka për t’i ndarë ato 250 milionë lekë të vjetra me miqtë, sesa për t’u marrë mendim qytetarëve për disa çështje të rëndësisë strategjike të vendit. Po i kujtojmë kryeministrit që nuk ka shqiptar që nuk është i vetëdijshëm që vendimet për çdo gjë që vjen nga politika, merren nga vet ai.

Kujtojmë se në datën 5 shkurt, Gijotina.com bëri një denoncim në lidhje me një tender tjetër që kishte të bënte me nismën e kryeministrit Edi Rama, ajo e “Këshillit Kombëtar”. Tenderi ishte bërë nga e njëjta agjenci, pra Agjencia Dialog dhe Bashkëqeverisje, për ‘blerje dhe printime të materialeve promocionale për Këshillimin Kombëtar’. Një prej kompanive që kishte marrë pjesë në garë, ka dërguar një ankesë në Entin Kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, ku shprehte shqetësimin për skualifikim të padrejtë nga gara.

Gijotina.com

 

Etiketa: ankesaEdi RamakESHILLIMI kOMBETARKPPkryesore2Njolle

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Video/ Broja nuk di të ndalet, ndëshkon Totenhemin dhe barazon shifrat

Video/ Broja nuk di të ndalet, ndëshkon Totenhemin dhe barazon shifrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com