GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Një tjetër politikan shqiptar në listën e zezë të SHBA

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Një tjetër politikan shqiptar në listën e zezë të SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i Vetvendosjes për asamblist në Gjilan, është futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Tahir Dalipin, i cili është anëtarësuar në VV nga janari i këtij viti, është pjesë e “listës së zezë” të ShBA-së. Amerika e kishte cilësuar Dalipin, si një prej njerëzve që kishte kërcënuar përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor.

Në një prononcim për gazetën Express, Dalipi ka thënë se s’ka marrë asnjëherë ndonjë shpjegim të saktë se pse është pjesë e kësaj liste, por dyshon se lidhet me aktivitetin e tij si anëtar politik i Ushtrisë Çlirimtare për Presheve, Medvegjë e Bujanovc (UÇPMB).

“Në fakt arsyeja ka qenë pamundësia e ime në atë kohë që të pajtohem me zgjidhjen që na është ofruar…dhe kjo është marrë si mospajtim apo edhe kundërshtim, por në fund kjo është diplomacia e shteteve të mëdha, nuk pyesin shumë për individët. Nuk janë verifiku gjanat sa duhet dhe ka ndodh çka ka ndodh. Aktulisht nuk është aktive më ajo listë, realisht s’ka asnjë efekt” – ka thënë ai.

Ndërsa lajmin se është pjesë e kësaj liste, Dalipi thotë se e ka marrë vesh nga mediat, derisa shton se ka gjasa që personi në listë mund të jetë dikush tjetër, meqenëse viti i lindjes nuk është i njëjtë.

“E kam pa në media, sepse kurrë nuk më është dhënë ndonjë. Ka aty edhe emra bukur të njohur që tash janë në skenën politike.  Është shumë e mundur që të jetë ndonjë person tjetër, e të jetë i ngatërruar emri. Mund të jetë personi që e ka vitin e lindjes në atë listë. Seriozitetin e asaj liste e shpjegon edhe vetë ky fakt që nuk janë verifikuar gjërat, sepse veprimtaria ime s’ka qenë ushtarake, por politike dhe në koordinim me aksionet e asaj kohe që ta përmirësojnë gjendjen në Luginën e Preshevës”- është shprehur.

Ai gjithashtu ka thënë se nëse do të shkonte në SHBA, s’beson se do të kishte probleme.

“Kurrë s’kam mund të kem aq para sa me shku atje. Unë nuk kam çka kërkoj atje. Për të shku për punë, e dini se është e pamundur. Jam i bindur se po t’i kisha mundësitë dhe po të kisha nevojë, nuk e besoj se do të më shfaqej ndonjë vështirësi e madhe për të shku” – ka thënë Dalipi.

Etiketa: lista e zezepolitikanSHBAShqiptar

Lajme të lidhura

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

11:29 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Para
Ylli i Liverpool gjendet i bllokuar në vendlindje pas grushtit të shtetit

Ylli i Liverpool gjendet i bllokuar në vendlindje pas grushtit të shtetit

TË FUNDIT

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
Aktualitet

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26

Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza të forta për lidhjet e pretenduara mes drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenit Roni...

Lexo më shumë
Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

Denoncimi i gazetarit: Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai u kërkon favore se*suale punonjësve meshkuj

13:05 - 06/10/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com