GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Një vdekje është tragjedi, një milion vdekje janë vetëm statistikë

11:55 - 24/06/23
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Një vdekje është tragjedi, një milion vdekje janë vetëm statistikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Alma Lleshi

Pasi u gjetën rrënojat pranë Titanikut dhe kompania OceanGate lëshoi një deklaratë se të pesë pasagjerët e Titanit supozoheshin të vdekur, u shkrua përfundimi tragjik i rastit të nëndetëses së zhdukur.

Por ndërkohë, kanë kaluar vetëm pak ditë nga mbytja e anijes në Pylos, e cila numëroi qindra emigrantë të vdekur dhe që nuk mori kurrë të njëjtën vëmendje si rasti Titan.

Një ditë para se të gjendeshin rrënojat e nëndetëses, lajmi u bë kryefjalë në shumë vende, që nga momenti i zhdukjes së saj, dhe u mobilizuan burime të mëdha në përpjekje për të shpëtuar pasagjerët.

Miliona njerëz e ndoqën ngjarjen drejtpërdrejt dhe ne u bëmë, në një farë mënyre, të gjithë ekspertë.

Është krejtësisht normale të ngecesh me historinë e Titanit sepse, padyshim të kujton një skenar filmi.

Por është shumë larg nga tragjedia e fundit detare, duke tërhequr një sasi joproporcionale të vëmendjes dhe emocioneve.

Të mërkurën e kaluar, një nga ngjarjet më të rënda të mbytjes së anijeve ndodhi në Mesdhe.

Një varkë me rreth 750 persona, kryesisht emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani u fundos rrugës për në Itali. Në strehën e saj kishte njëqind fëmijë.

Po por nuk ishin 100 fëmijë milionerësh, njëqind frymë fëmijësh.

Ndërsa numri i saktë i të vdekurve mbetet i panjohur, deri më tani dihet se 78 janë konfirmuar, ndërsa 500 të tjerë janë të zhdukur.

Këto janë statistika tronditëse, megjithatë qindra emigrantë të vdekur dhe të zhdukur nuk morën një pjesë të vogël të vëmendjes, që iu kushtua pesë eksploruesve të pasur.

Peshkarexha me rreth 750 persona, kryesisht emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani, u mbyt.

Rojet bregdetare greke dhe zyrtarët e qeverisë, duke iu përgjigjur kritikave për trajtimin e katastrofës, thanë se pasagjerët refuzuan çdo ndihmë. Nga ana tjetër, të pasurit e nëndetëses “nënshkruan një deklaratë ku pranonin rrezikun e vdekjes”.

Sipas statistikave, tashmë Mesdheu është kthyer në një varr masiv. Çdo vit, dhjetëra mijëra njerëz ikin nga varfëria dhe persekutimi me shpresën e një jete më të mirë, dhe çdo vit qindra vdesin në përpjekje për të prekur ëndrrën.

Vetëm në vitin 2022 janë mbytur mbi 1.200 persona në Mesdhe, ndërsa që nga viti 2014 kemi rreth 25.000 të vdekur .

Është e vështirë të imagjinosh këto shifra, këtë agoni. Dhe pikërisht ky është problemi.

Nëse jemi më të tërhequr nga historia e pesë miliarderëve në një nëndetëse, sesa nga historia e 750 të mbyturve në një varkë peshkimi, nuk është sepse jemi më të këqinj apo pashpirt.

Kjo ndodh edhe sepse tragjeditë masive janë përtej mendjes njerëzore.

Sepse fundja, një vdekje është tragjedi, një milion vdekje janë vetëm statistikë.

Etiketa: EmigrantëTitantragjedi

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
“Iku me valixhe, u nis drejt Tiranës”, apeli i nënës për gjetjen e 14 vjeçares

“Iku me valixhe, u nis drejt Tiranës”, apeli i nënës për gjetjen e 14 vjeçares

Discussion about this post

TË FUNDIT

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje
Breaking Views

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26

Paris Saint-Germain, që kishte fituar ndeshjen e parë 5-2, nuk pati mëshirë për Chelsean as në sfidën e kthimit, teksa...

Lexo më shumë
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com