GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Një vështrim mbi negociatat me Brukselin: Realitete dhe fasada

15:59 - 29/07/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ujku, ujku”, por çakalli bën kërdinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo

11 Korrik: kontraste në Strasburg

Në plenaren e Parlamentit Europian të mbledhur në Strasburg në 11 korrik ku diskutohej rezoluta për Shqipërinë, fjalimi i Komisionerit për Zgjerimin Oliver Várhelyi ishte shumë optimist. Në kontrast me shumë pasazhe negative të rezolutës që u miratua po atë ditë (shih shënimin tonë të dt. 19 korrik) Komisioneri vlerësoi pozitivisht punën që nga çelja e negociatave në korrik të vitit të shkuar. “Procesi screening është në udhën e duhur; delegacionet nga Shqipëria vijnë të përgatitura dhe angazhohen aktivisht në diskutime” tha ai duke shtuar se raporti do të prezantohej mbas pak ditësh (screening është verifikimi i përputhjes midis legjisacionit shtetëror dhe atij të BE-së) dhe se shpresonte të çelte negociatën për cluster-in (grup-kapitujsh) e parë brenda vitit. Njëfarë progresi është bërë edhe në luftën kundër korrupsionit shtoi Komisioneri duke iu referuar disa dënimeve gjyqësore të disa ish zyrtarëve përfshi një prokuror të përgjithshëm.

19 Korrik: mbrojtja e taksapaguesve në Bruksel/Tiranë

Në 19 korrik u bë e njohur se Komisioni Europian në mbrojtje të taksapaguesve të vet, ndërpreu pagesat e programit IPARD 2 (“the Commission is interrupting the payment” shënohej në letrën nga Brukseli).

IPARD 2 administrohet nga AZHBR (Agjencia për Zhvillim Bujqësor e Rural) nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Motivet e ndërprerjes sipas letrës ishin “parregullsisi krijimi artificial i kushteve për të përfituar një ndihmë më të lartë financiare, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtje e dokumentacionit origjinal, investim i ndërtuar në një vendndodhje të ndryshme nga ajo e kontratës, oferta false e të tjera”

Pagesat mund të rifillojnë kur masat korrigjuese nga qeveria të jenë bindëse por nëse kjo nuk ndodh edhe programi vijues IPARD 3 nuk do të aktivizohej; ndërkohë “kërkojmë nga Tirana menjëherë komente dhe korrigjime”. Me këto kumte mbyllej letra.

Të nesërmen, ministri i Bujqësisë i shpjegoi Kuvendit të Republikës (dhe indirekt Komisionit Europian) se vetëm përkohësisht ishin pezulluar pagesat (e pavërtetë po të besojmë letrën e Brukselit) dhe se në letrën në fjalë nuk përmendej fjala korrupsion (e vërtetë formalisht por sidomos e vërtetë e semantikës së re të qeverisë Rama ku abuzimi e vjedhja e fondeve publike nuk është korrupsion).

Të pasnesërmen, ministri postoi në rrjetet sociale një foto nga një sallë me ekrane të mëdha në mur me dy-tre duzina njerëz duke shtuar se delegacioni i ministrisë në Bruksel  për “screening” po shpjegonte përafrimin e legjislacionit, sigurinë ushqimore e rregulloren e Transparencës etj. Padyshim një “delegacion i përgatitur”!

Reagim në mungesë të normalitetit

Në rrethana normale ministri e kryeministri do të reagonin duke urdhëruar një auditim të brendshëm rigoroz. Jo vetëm për t’ju përgjigjur kërkesës specifike për korrigjime të Komisionit Europian; por edhe në mbrojtje të taksapaguesve shqiptarë pasi25% për çdo grant projekti buron nga buxheti i shtetit e 75% nga IPARD.

Madje për hir të besueshmërisë publike, qeveria mund t’i kërkonte Kontrollit të Lartë të Shtetit një shqyrtim të detajuar financiaro-ligjor të veprimtarisë së AZHBR-së (këtë kërkesë mund t’i a bënte edhe Presidenti i Republikës që bashkë-emëron shefin e KLSH; e që si shumë të tjerë deklaron se integrimi në BE është ylli polar i yni).

Por kjo nuk ndodhi pasi nuk jemi në rrethana normale; sepse shefi i djeshëm i AZHBR është ministri i Bujqësisë sot, sepse vjedhjet e abuzimet me fondet bujqësore kanë qenë masive, rutinore e të bëra sheshit edhe pas akreditimit të AZHBR-së në vitin 2018 nga Brukseli. Paturpësia e reagimit/mosreagimit ndaj letrës së Brukselit është kthyer në normalitetin e ri. Por ky nuk është objekt i këtij shënimi.

Ministri i Bujqësisë përmes postimit në Instagram të “delegacionit të përgatitur” na ka dhuruar një metaforë adekuate të procesit screening; dhe druaj edhe të  negociatave të anëtarësimit siç duket se do të zhvillohen.

Rutina e padobishme “integruese”

Që nga prilli 2018 Komisioni Europian rekomandoi në mënyrë të përsëritur çeljen pa kushte të negociatave me Shqipërinë; gjithashtu në mënyrë të përsëritur Këshilli Europian (shtetet anëtare) nuk e morën parasysh ketë kërkesë.

Në mars 2020 Këshilli Europian, në vijim të 9 kushteve të Bundestagut, përcaktoi 15 kushte të cilat Shqipëria duhet t’i përmbushte që të mund të çeleshin negociatat. Ky detyrim u konfirmua edhe në një rezolutë të Parlamentit Europian në mars 2021.

Me arsyetim të shëndoshë Këshilli e Parlamenti gjykuan se nuk mund të çeleshin negociatat me një shtet ku ndër të tjera mungonte Gjykata e Lartë e ajo Kushtetuese dhe ku votat bliheshin hapur nga qeveritarë të pandëshkueshëm. Ky kushtëzim dha impulse për të normalizuar deri diku jetën institucionale e politike në vendin tonë edhe pse 15 kushtet nuk u përmbushën plotësisht. Vendimi për çeljen e negociatave me Tiranën e Shkupin i marrë në korrik 2022 është “meritë” e agresionit të Putinit kundër Ukrainës në shkurt të atij viti.

Me rënien e kushtëzimeve procesi i negociatave është kthyer në rutinën e vjetër të verifikimeve formale të legjislacionit. Kjo mënyrë mund të ketë qenë adekuate për anëtarësimin e Suedisë e të Austrisë në vitin 1995.

Në këto vende ka funksionuar sundimi i ligjit, shteti nuk ishte i kapur dhe rotacioni elektoral i pushtetit ishte i mundshëm. Pra të famshmet e tashmë gjysmë të harruarat Kritere të Kopenhagës ishin të përmbushura. Për shtete në Ballkanin Perëndimor fatkeqësisht kjo nuk mund të thuhet.

Në diskutim është efekti transformues pozitiv dhe “europianizues” i integrimit në BE. Deri tashti tek ne duket se BE ka një rol frenues ndaj përkeqësimit si në rastin e pasaportave të arta, të amnistisë fiskalo-penale (sipas Edi Ramës edhe ShBA ka qenë kundër) apo edhe të ndërprerjes së IPARD-it së fundmi. Por edhe në këtë rol BE dëften limite: Brukseli nuk frenoi dot projektin plaçkitës të Portit Durrës megjithë shkeljen e MSA-së; po ashtu Komisioni Europian e squlli kundërshtimin fillestar në parim ndaj legalizimit të kanabisit në kritere teknike jo shumë domethënëse.

Por për efekt pozitiv të negociatave për anëtarësim është vështirë të flasim sa kohë që screening përdoret vetëm për statistikë abstrakte si dhe keqpërdoret për të mbuluar vjedhjen qeveritare të taksapaguesve në kontinentin tonë.

Etiketa: Genc PolloOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Një safir që premtonte lumturi, ja si u njohën Diana me Charles

Një safir që premtonte lumturi, ja si u njohën Diana me Charles

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com