GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Një votë 100 dollarë, zbulohet komploti rus për blerjen e zgjedhjeve në Moldavi

20:26 - 03/10/24
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Një votë 100 dollarë, zbulohet komploti rus për blerjen e zgjedhjeve në Moldavi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Moldavisë, duke paguar dhjetëra mijëra votues në një komplot të gjerë për të mos e lejuar Kishinjevin të lidhë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian, thanë Policia dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Moldavisë.

Gjatë një konference më 3 tetor, kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë, Viorel Cernauteanu, dhe shefja e Prokurorisë Kundër Korrupsionit, Veronica Dragalin, thanë se vetëm gjatë muajit shtator më shumë se 15 milionë dollarë nga bankat ruse janë transferuar në llogaritë e më shumë se 130.000 qytetarëve moldavë. Pra. me përafërsisht 100 dollarë blihet një votë.

Cernauteanu tha se policia ka kryer bastisje në 25 vende si pjesë e hetimit.

Dyshohet se komploti është organizuar nga Ihan Shor, një oligark në arrati i mbështetur nga Rusia, i cili është i përfshirë në një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliard dollarësh dhe skema të tjera të paligjshme.

Ai ka organizuar muaj të tërë protestash në Kishinjev kundër Qeverisë properëndimore të presidentes moldave, Maia Sandu.

Sipas Cernauteanut, paratë janë futur në Moldavi përmes njerëzve të lidhur me Shorin.

“Po përballemi me një fenomen të paparë për Republikën e Moldavisë – financim dhe korrupsion, me synimin për ta prishur procesin zgjedhor”, tha Cernauteanu, duke shtuar se vendi Moldavia është në shënjestër të “sulmeve të drejtpërdrejta nga Federata Ruse”.

Sandu i ka cilësuar zgjedhjet e 20 tetorit si një test për politikat e saj proevropiane.

Zgjedhjet do të mbahen së bashku me një referendum për atë nëse Moldavia duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Sandu, e cila po e kërkon mandatin e dytë, e ka akuzuar Rusinë prej kohësh se po bën përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e saj nëpërmjet metodave të ndryshme. Moska i ka mohuar këto pretendime.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për planet e dyshuara ruse për të përdorur dezinformimin për të ndërhyrë në zgjedhjet në Moldavi, me qëllim për të penguar përparimin e rëndësishëm të Moldavisë në reforma.

Ministri i Jashtëm moldav, Mihai Popsoi, u shpreh i bindur në fillim të shtatorit se autoritetet dhe shoqëria moldave mund të garantojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike, pavarësisht frikës nga ndërhyrja ruse.

“Ne po punojmë me elektoratin tonë, po zhvillojmë fushatë, duke shpjeguar rreziqet dhe kërcënimet me të cilat përballet Moldavia në një mjedis demokratik, në një hapësirë demokratike konkurruese, të cilën për fat të keq kandidatët prorusë nuk do të mund ta gëzonin në Rusi”, tha Popsoi për Radion Evropa e Lirë.

gijotina.com/

Etiketa: Blerje votashmoldavia

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Zëri i Amerikës: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkan

Zëri i Amerikës: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com