GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Njëra Skënderbe, tjetra Zeus”, Berisha: Ministret e Ramës sillen si në një kabinet sulltani

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Njëra Skënderbe, tjetra Zeus”, Berisha: Ministret e Ramës sillen si në një kabinet sulltani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ‘Konferencën për Pjesëmarrjen e Grave në Proceset Politike dhe Fitoren e Zgjedhjeve organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe Fondacionit Jarl Hjalmarson, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ka një fatkeqësi të madhe, ka kryeministrin më mizogen të Europës.

‘Nëqoftëse vini re, dhe sigurisht mund të mos vini re, prania e atyre zonjave në qeveri është një akt pozitiv dhe e kemi përshëndetur, por kur sheh se ato sillen njëlloj si të ishin në një kabinet sulltani, duke i bërë elozhe publike, njëra Skëndërbe, e tjera Zeus, etj., atëherë kupton presionin e madh mizogenik që përjetojnë ato zonja në kabinet dhe në mjediset e tjera’-u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala

Vitet e qeverisjes socialiste, defakto narkosocialiste kanë qenë vite të një regresi të vërtetë në shumë aspekte lidhur me problematikat e mëdha të Shqipërisë, të shoqërisë tonë në raport me gratë dhe vajzat.

Është fakt i pamohueshëm se në rast se u arrit që diskriminimi financiar të marrë një goditje të mirë dhe hendeku financiar në paga mes burrave dhe grave të zbresë nga36 % në 17.8%  në vitin 2013, pra të afrohet shumë me atë që ekziston në BE, përsëri pas vitit 2013, ky hendek u thellua pa ndërprerë dhe sot ka shkuar aty ku kemi qenë.

Po kështu dhuna ndaj grave ka njohur një rritje të papranueshme. Në këto 10 vite, në kundërshtim me çdo traditë shqiptare, janë vrarë 160 gra, ndërsa të cilat një pjesë e mirë në mbrojtje ligjore. Kurse aktet e dhunës janë rritur me mi 50%.

Por nëse ndiqni dhe  sigurisht që shqiptarët e ndjekin, qëndrimin dhe diskursin e përditshëm, fjala grua, dhunë ndaj saj, barazi e saj me burrin, luftë kundër diskriminimit, politik, social, ekonomik janë zhdukur nga fjalori i qeveritarëve, mjerisht edhe ministreve të Shqipërisë.

Zëri i tyre mungon në çdo rast kur ato duhet të jenë avokate kryesore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Zëri i tyre mungon edhe në rastin e dhunës ekstreme ndaj grave. Është e papranueshme që me gjithë numrin e konsiderueshëm të tyre në parlament, ndonëse kanë sjellë rezoluta për të dënuar opozitën nuk kanë sjellë një rezolutë për të mbrojtur dhe sanksionuar të drejtat e grave dhe të fëmijëve, në atë parlament.

Në pamje të parë kabineti i Shqipërisë ka numër më të madh se shumë e shumë kabinete të tjera, zonja dhe zonjusha. Por Shqipëria kë një fatkeqësi të madhe, ka kryeministrin më mizogen të Europës. Shpërthimet mizogenike të të cilit nuk përmbahen as në publik në parlament, jo vetëm ndaj deputeteve të opozitës, por siç është parë në mënyrë të përsëritur edhe ndaj ministreve të tij, çka të bëjnë të besoj se ky njeri në mbledhjet e kabinetit sillet si dikur diktatori boksier Idi Amin, që grushtonte ministrat e tij.

Nëqoftëse vini re, dhe sigurisht mund të mos vini re, prania e atyre zonjave në qeveri është një akt pozitiv dhe e kemi përshëndetur, por kur sheh se ato sillen njëlloj si të ishin në një kabinet sulltani, duke i bërë elozhe publike, njëra Skëndërbe, e tjera Zeus, etj., atëherë kupton presionin e madh mizogenik që përjetojnë ato zonja në kabinet dhe në mjediset e tjera.

Etiketa: berishaMinistre

Lajme të lidhura

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike
Aktualitet

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

12:49 - 23/06/26
Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit
Aktualitet

Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

12:45 - 23/06/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet
Aktualitet

U sulmua nga zyrtarët e PS, Spiropali sfidon Ramën: Algoritmet, haluçinacionet dhe fletë-rrufetë…s’më frigojnë

12:10 - 23/06/26
Para
Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike
Aktualitet

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

12:49 - 23/06/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje, ku pretendon se tregojnë përdorimin e kamerave robotike për monitorimin e...

Lexo më shumë
Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

Tabaku: Indeksi i Dhomës Amerikane dëshmon dështimin e modelit ekonomik dhe rritjen e korrupsionit

12:45 - 23/06/26
Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin

12:13 - 23/06/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

U sulmua nga zyrtarët e PS, Spiropali sfidon Ramën: Algoritmet, haluçinacionet dhe fletë-rrufetë…s’më frigojnë

12:10 - 23/06/26
Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen: Përmirësohet imazhi i FSHF-së, shqiptarët e lidhin progresin e futbollit me punën e Federatës

11:59 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetgaranti girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgoldenbahisUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş