GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Njerëzit duhet të protestojnë që sharlatanët të ikin nga Opozita

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Njerëzit duhet të protestojnë që sharlatanët të ikin nga Opozita
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Katastrofa elektorale e Opozitës është e pazakonte në përmasa deri në kufijtë e asgjësimit por jo e pa paralajmëruar. Kryeqyteti, qytetet e medha, Shkodra, bastionet po bien të gjitha një e nga një. Marrëzia dhe poshtërsia krah për krah u serviren si shpresë, si alternativë, si fitore kur në fakt me zhurmën si teneqe rrugëve kishin në ballë humbjen dhe shkatërrimin.
Tek dhuna e fjalës gjeje mungesën e fisnikërisë. Zhgënjimi është i madh, zëmerimi po kaq. Gjuetia për fajtore jashtë vetes s’ka asnjë vlerë, nuk shëron askënd. Në një hartë të tillë ndëshkimi nuk ka dobi të akuzosh kundërshtarin, do të ishte insistim në marrëzi. Duhet kerkuar gjithçka tek vetja, tek vetëshkaterrimi per interesa personale, tek shkolla politike, tek dominimi i se vjetres, tek gjuha antiperendimore, tek të njëjtet që vërtiten në oborr pa mirësinë për tu hapur vend të rinjve dhe të rinjtë pa kurajo per tu rebeluar, duhet kerkuar pergjegjësia tek Sali Berisha dhe Lulzim Basha e tek secili prej nesh qe nuk u dolëm ballazi sa duhet e kur duhej vit pas viti.Partia domen i bën me faj të gjithë aksionerët e PD shumë më tepër trupën e saj politike.
Nje degradim i tille nuk eshte merite negative vetem e dy personave por e kujtdo qe lejoji kete mentalitet të shnderrohej ne rregull.
Kjo fundosje nuk është e një viti ajo ka rrënjë të thella. Ngjarjet e kesaj kohe, çarja, perçarja, egersia e gjuhes, thyerja me SHBA, perdorimi i njerëzve si te ishin turma pa shpirt, paftesia per te rigjeneruar ide, krijuan dritare te shumta ku secili mund të shihte tragjedine e opozites e ndarë në “Foltore” e “Vulë” të dyja të pandershme, e para në revansh e dyta në mbrojtje në paaftesi per te ndertuar konceptin e një opozite te re mosperdoruese e një vule qe i ra siper si rrase varri.
Deputetet janë produkte të votes, unë njëri prej tyre. Nuk e besoja kurrë që të mpihesha, te rrotullohesha mes dilemash, si mijera të tjerë të djathtë shqiptar, të nisesha e të kthehesha, të mos votoja produktet e një procesi femijë te perdhunimit dhe gjuhes kunder SHBA dhe Perendimit, te strehuar tek sigla e Ilir Metes kaq shumë të akuzuar prej tyre e po kaq nga kundershtaret per të kaluaren, të refuzoja paaftesinë e vules per ti dhene vendit dhe opozites një model të ri, kantidat dinjitoz.
Kjo nuk ka të bëjë me Pashk Gjonin i cili mbetet një person i denjë per respekt si qytetar e si mjek qe ne plan individual do e merrte voten time.
Po pluralizmi është në rrezik sepse ne si opozite po vetëvritemi. Shoqeria po ecen me shpejtësi, ne nuk po dime ta lexojme ate. Vendi ka nevojë per nje opozite të re pa humbur mbeshtetesit e së vjetres. Opozita duhet te rithemelohet Foltorja me revanshin e saj dhe Vula me skytherine e vet duhet ta ulin siparin.
Kjo nuk behet me fytyrat si sholle kundrejt qe as nuk skuqen e as nuk zverdhen, duhet te vendose qellimet e veta në kontekstin e modernitetit shqiptar, duhet të çlirohet nga varrmihesit e saj të vjeter apo të rinj, duhet të rivendose miqesine dhe dialogun me SHBA-ne ndryshe fatkeqsite nuk do të na ndahen deri në piken që tragjikja të shnderrohet në komike. Jemi afer kesaj pike. U mund “opozita e vertete” shumë më teper se “opozita e shitur”. Por janë mundur të dyja. Njerëzit duhet te protestojne qe sharlatanet të ikin nga Opozita. Pasi të na bjere zemerimi duhet ti kthehemi arsyes, tolerances perkufizimit të një vizioni qe i rikthen vendit pluralizmin, demokracise ekuilibrin, Shqiperise një alternative.
Çdo qasje tjeter ka vetem një horizont asgjesimin qe i shpie individet nje nga nje të bejne menjane si femije qe nuk rrine dot pa e thëne “Mbreti është lakuriq”.
Etiketa: GjekmarkajOpinionopoziteproteste

Lajme të lidhura

Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik
Breaking Views

Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik

16:35 - 14/06/26
Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban
Breaking Views

Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban

20:33 - 11/06/26
Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen
OP-ED

Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen

10:21 - 10/06/26
Para
Procesi i numërimit, sherr mes disa personave në Laç

Procesi i numërimit, sherr mes disa personave në Laç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit
Aktualitet

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit

11:50 - 15/06/26

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën brenda ambienteve të GJKKO-së, ku gjatë seacës gjyqësore të akuzuarit për...

Lexo më shumë
Berisha: Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë…

Berisha: Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë…

11:39 - 15/06/26
U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari

11:24 - 15/06/26
A qëndron Shkëlzeni pas ‘Malit të Tiranës’? Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës

A qëndron Shkëlzeni pas ‘Malit të Tiranës’? Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës

11:16 - 15/06/26
Takimi i Arubës/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori emrat e biznesmenëve e jo të qeveritarëve

Takimi i Arubës/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori emrat e biznesmenëve e jo të qeveritarëve

10:55 - 15/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcratosroyalbet girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet