GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Njëri (kriminel) ik, mijëra (agjentë) hyjnë

19:00 - 10/09/22
në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Njëri (kriminel) ik, mijëra (agjentë) hyjnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Vehap Kola

Të gjithë shqiptarët janë shqetësuar sot pas rënies së sistemit TIMS të kontrollit kufitar. Arsyeja kryesore është se kriminelët, të shumëkërkuarit dhe të korruptuarit në listat e SPAK do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u arratisur.

Me të drejtë, ne mund të dyshojmë se edhe në mos e pastë bërë vetë Rama këtë punë, ajo i ka ardhur shpurës së tij të korruptuar si një mundësi e artë. Ajo familje politike e ka dëshmuar me tërmetin dhe pandeminë, me hashashin dhe kriminalizimin, me luftën në Ukrainë për çmimet e karburanteve dhe energjisë, se është plotësisht e aftë të shohë mundësi në çdo fatkeqësi.

Ndërsa Rama dhe grupimi rreth tij vjelin mundësitë që lindin në çdo fatkeqësi që i vjen këtij populli, çmimi i tyre u mbetet njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë. Me fikjen e sistemit TIMS, ne nuk jemi në gjendje të verifikojmë se sa dhe cilët njerëz hyjnë nga jashtë në Shqipëri.

Jo se postat tona kufitare nuk janë si shoshat në diell, po për disa vende që janë burime të sigueta të terrorizmit dhe armiqësisë ndaj nesh, janë aplikuar disa fiktra minimalë të verifikimit. Kjo, edhe në sajë të interesit të partnerëve euro-amerikanë dhe mbikqyrjes së kufijve nga BE në kuadër të marrëveshjes së liberalizmit të vizave.

Në kushte të tilla, Irani që ka programuar nxjerrjen nga funksioni të sistemit të kontrollit të hyrjeve në kufi, shumë lehtë mund të ketë planifikuar që të përfitojë nga kjo mundësi dhe të infiltrojë agjentët e tij për të kryer akte terrori dhe hakmarrëse. Shqipëria strehon opozitën iraniane, që Irani e klasifikon si organizatë terroriste. Vendbanimi dhe jeta e tyre mund të jenë objektivi i parë i planeve të tilla.

Qeveria na ka njoftuar se po lufton me armikun mes dallgëve të TIMS -it të shkërmoqur, por duhet hapur se s’ka asnjë ide se çfarë duhet të bëjë për të garantuar sigurinë dhe për të penguar skenarë kërcënues. Si gjithmonë, ajo do të justifikohet duke fajësuar organizatorët dhe fajtorët, siç bën me aktet e ekzekutimit të figurave të krimit. Por në këtë rast, nuk janë në lojë kokat e kriminelëve por jeta dhe siguria e fëmijëve dhe familjeve tona.

Të shpresojmë që partnerër amerikanë ta kenë marrë në dorë sigurinë e kufijve dhe përballjen me shërbimet iraniane. Nëse gjithçka është në dorë të atyre që akuzojnë njëri-tjetrin për fikjen e radarëve të NATO-s për të lejuar fluturimin e lirë të avionëve që transportojnë drogë, nuk kemi gjë në vijë.

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Dy aksidente me motor në Lezhë, plagosen një çift shqiptar dhe një gjerman

Dy aksidente me motor në Lezhë, plagosen një çift shqiptar dhe një gjerman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”. “Ky...

Lexo më shumë
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com