GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Njihej si një pastor shembullor, kush është shqiptari që drejtonte trafikun e drogës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Njihej si një pastor shembullor, kush është shqiptari që drejtonte trafikun e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar i Malit të Zi, që njihej si një pastor shembullor dhe udhëheqës shpirtëror, për ndjekësit e një kishe ungjillore, është një nga njerëzit më të kërkuar në Peru.

Shqiptari i identifikuar si Kol Berishaj jetonte në kryeqytetin peruan, Lima, deri sa u zhvendos drejt Francës, ndërsa policia peruane e akuzon si drejtuesin e një prej organizateve më të fuqishme në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Kapja e kohëve të fundit e njerëzve të tij të besuar, të gjithë të kombësisë peruane, i lejoi agjentët e policisë së Drejtorisë kundër Drogës (Dirandro) të godisnin strukturën e tyre kriminale, por gjithashtu të kishin më shumë njohuri se si vepronin, duke transferuar tonelata kokainë nga Lima për në Evropë.

Një dërgesë e vetme e suksesshme, sipas hulumtimeve, u garantoi atyre dhjetëra miliona dollarë fitime. Domingo al Día ekspozoi rastin e pazakontë të personit të njohur gjithashtu si “Baba”, i cili përdori një fasadë fetare në përpjekje për të mashtruar autoritetet në lidhje me biznesin e paligjshëm të drogës që ai drejtonte në Peru.

Dyshimet e policisë tregojnë se burri mbi 50 vjeç është dërguar në vendlindje nga vetë mafia shqiptare.

“Unë flas nga fjala e Perëndisë. Nëse të dhemb… sipas Biblës, problemi yt nuk është tek unë, është tek Zoti.

Nëse flas jashtë Biblës, jam nga një planet tjetër.

Të ndjekim Zotin, mos t’i harrojmë kurrë mëkatet tona. Ne jemi të krishterë, bij të Zotit, që ecim të përulur…por të fituar.

Prandaj është e rëndësishme të dimë kush jemi”, thotë në një nga fjalimet e tij Berishaj, përballë një grupi besimtarësh. Videoja është regjistruar dhe është hedhur në Facebook.

Autoritetet dyshojnë se pastori i rremë ungjillor vepronte në Peru që nga viti 2006, ndaj vlerësohet që të ketë trafikuar sasi të mëdha kokaine me vlerë disa milionë dollarë. Ishin tre persona të besuar të Kolë Berishajt, të cilët ishin përgjegjës për koordinimin e prodhimit, transferimit dhe grumbullimit të lëndës narkotike, të ardhur nga lugina e Huallagës.

Në një operacion i kryer pak ditë më parë, oficerët e policisë Dirandro sekuestruan më shumë se 100 pako kokainë të pastërtisë së lartë, me vlerë 10 milionë dollarë, në duart e Fernando Sangama Gómez alias Chuy.

Për autoritetet, ai ishte përgjegjës për ruajtjen e mallit, i kamufluar brenda një kamioni. Droga nxirrej nga deti përmes Callao. Autoritetet kishin identifikuar plotësisht drogën që i përkiste “Babës” dhe miqve të tij, pasi kishte vulën e markës së makinave luksoze Roll Royce.

Kolë Berishaj, i cili me krenari u shfaq në rrjetet e tij sociale si një pastor ungjillor shembullor, shkruajnë mediat lokale atje, aktualisht është një nga njerëzit më të kërkuar nga policia e antidrogës. Ai u pa një ditë para kapjes së të gjithë klanit të tij dhe më pas u zhduk. Sipas të dhënave të tij të emigracionit, ai u largua nga Peruja për në Francë.

Etiketa: Mali i ZipastorPeruShqiptari

Lajme të lidhura

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

19:51 - 13/10/26
Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën
Aktualitet

Tym e flakë te Rruga e Durrësit, studentët, ‘ngrenë në këmbë’ Tiranën

19:37 - 13/10/26
Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri
Aktualitet

Studentët vijojnë protestën, ndezin zjarr te “Rruga e Durrësit”! Qindra policë në gatishmëri

19:04 - 13/10/26
Para
Malltezi në burg, avokati: Po cenohet parimi i sigurisë juridike

Malltezi në burg, avokati: Po cenohet parimi i sigurisë juridike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë
Breaking Views

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë

21:06 - 13/10/26

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters” i ka kushtuar një raport protestës së studentëve në Tiranë, duke vënë në fokus përplasjet...

Lexo më shumë
Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

20:56 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

20:39 - 13/10/26
Policia shoqëron mbi 23 protestues, revolta e studentëve vazhdon, efektivët zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

Policia shoqëron mbi 23 protestues, revolta e studentëve vazhdon, efektivët zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

20:30 - 13/10/26
Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve

Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve

20:18 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com