GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artan Tafani dëshmon në procesin e Laert Haxhiut: Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Tafani dëshmon në procesin e Laert Haxhiut: Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon sot në procesin gjyqësor ndaj kreut të bandës, Laert Haxhiu.

Gjatë dëshmisë së tij para gjykatës, Tafani po rrëfen ngjarjen kriminale që lidhet me vendosjen e tritolit në biznesin e reperit Noizy.

Kjo dëshmi është dhënë edhe më herët nga i penduari i drejtësisë në procesin ku po gjykohen edhe të pandehurit e tjerë.

Dëshmia e Tafanit:Kemi ndenjur në Astir. Gjatë kësaj kohe Laerti ndiqte TikTok-un. Kleviol Ahmeti është nga Lushnja, te lagjja e Laertit. Atë ditë Kleviol Ahmeti është zënë me Noizyn. Janë ofenduar në TikTok. Kanë shkuar edhe te lokali dhe janë zënë. Klevioli dhe Laerti janë rritur bashkë. Nuk i erdhi mirë Laertit që ishte rrahur Klevioli. Laerti po thoshte t’i vendosim tritol Noizyt pse ka rrahur Noizyn.

Vëllai i Laertit, Luisi, po diskutonte nga Gjermania në kamera me Laertin. I tha vëllai: çfarë bëni, mos bëni gabim ta vendosni. Në një moment e lanë. Mori nëna e Laertit në telefon, po diskutonin për goditjen e Laertit. Gjynah si e goditi Noizy Kleviolin. Më tha mua dhe Lulzimin: çohuni vendoseni tritolin. E bëmë gati, kishim tritol në shtëpi. Shkoni në orën 4, tha.

Tritolin e merrnim në Tepelenë. E izoluam me ngjitës, 100–200 gramëshe, i bëra bashkë. U nisëm, përgatitëm makinën, u nisëm me makinën time. E dinte Lulzim Spahia lokalin. Shkuam atje, parkova afër lokalit. Laerti na tha ta hidhnim brenda në lokal tritolin. Nuk po gjeja nga shkallët nga të hyja në kat të dytë. U ktheva prapë te makina, i them ta vendos te dyqani i rrobave poshtë. Mirë, thotë, vendoseni te dyqani. E vura te dera, ndeza fitilin dhe ika.

Etiketa: Noizytritol

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë
Aktualitet

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë

20:03 - 06/10/26
Para
Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën

Spektakël historik në finalen e Botërorit! Madonna, Shakira dhe ‘BTS’ do të ndezin skenën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit
Sport

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26

Shqipëria ka triumfuar ndaj San Marinos në “Air Albania”, në një ndeshje të dominuar nga kuqezinjtë, por dramatike deri në...

Lexo më shumë
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26
Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com