GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka nga Roma: Regjistrohuni për zgjedhje, që mos ta lejojmë Ramën të djegë Shqipërinë

14:17 - 09/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Noka nga Roma: Regjistrohuni për zgjedhje, që mos ta lejojmë Ramën të djegë Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur në takimin me diasporën në Romë, ku merr pjesë edhe kryetari Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij ai deklaroi se do të jetë vota e diasporës që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri më 11 maj.

Të gjithë në diasporë – u shpreh Noka- duhet të bëjmë gjithçka që mos lejojmë që Rama Shqipërinë ta kthejë në tokë të djegur dhe Shqipëria të ngelet një vend i huaj për ne.

Pjese nga fjalimi

Një pritje tipike shqiptare dhe këtu në Romë, si kudo ku kemi shkelur ku jetojnë shqiptarët dhe flitet shqip. Nuk ka cep të botës të mos dëgjohet fjala shqip, rrugë e rrugicë qyteti që të mos dëgjohet fjala shqip.

Nga njëra anë kjo tregon se jemi kudo, por edhe tregon me dhimbje se populli është larguar dhe se shumë bashkëkombës tanë janë detyruar ta lënë atdheun tonë, që ditën që erdhi rilindja në pushtet.

Zhvillimit ju pre rruga nga PPP-të e famshme, nga investitorët strategjikë, nga krimi dhe korrupsioni qeveritar.

Cili biznes i rregullt në Shqipëri mund të konkurrojë përballë parave të pista të narkoshtetit dhe narkobandave.

Shqipërinë Edi Rama e ktheu në narkoshtet. Kjo që turpëron çdo shtetar, çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, por Edi Ramën dhe bandën e rilindjes kjo nuk e turpëron.

Kjo bëri që ju të merrni rrugët e Europës dhe botës dhe hallet e problemet e familjeve tuaja, atje nuk i ka trajtuar kurrë shteti, por Shqipëria është ushqyer nga ju, diaspora jonë.

Ju jeni gjendur pensionistëve, familjarëve tuaj, ju i keni mbajtur detyrë që duhej ta bënte shteti. Por kur shteti zëvendësohet nga narkoshteti ky bëhet një realitet i dhimbshëm.

Shumë prej jush këtu kanë ardhur të rinj, sot janë gjyshër, kanë nipër dhe mbesa, prandaj të gjithë sa jemi këtu dhe kudo në diasporë, të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që Edi Rama Shqipërinë ta kthejë në tokë të djegur dhe vendi të ngelet dhe i huaj për ne.

Ne duhet t’i prijmë atij ndryshimi të shumëpritur që çdo shqiptar e pret dhe ndryshimi do të vijë nga vota e diasporës.

Që ky ndryshim do të trokasë në 11 maj në Shqipëri, duhet që mërgata shqiptare të regjistrohet dhe votojë masivisht në këto zgjedhje. Është vota juaj, vota e diasporës që pritet si një rreze shprese nga të gjithë shqiptarët.

Ky është një moment jetik, i papërsëritshëm për vendin tonë, është një mundësi që PD e bëri realitet që ju të votoni në Shqipëri.

Me votën tuaj ne do ta mundim regjimin, do ta zëvendësojmë regjimin me një demokraci evropiane. Vota juaj do të ndalojë dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, do ta ndalë dëbimin e të rinjve.

Me votën tuaj do ta mundim narkoshtetin me 11 maj, ndaj vetëm një thirrje për çdo njërin prej jush, regjistrohuni, është e vetmja mënyrë që ti ktheni reston regjimit që ju largoi nga Shqipëria.

Ne së bashku do ta çlirojmë Shqipërinë nga llumi politik që zhgërryhet  në luks do ta çlirojmë Shqipërinë nga një regjim narkomanësh që ushqehet në kurriz të popullit më të varfër të Europës.

Etiketa: NokaRome

Lajme të lidhura

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës
Aktualitet

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Para
Mori ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë në anijen e sekuestruar, arrestohet polici (Emri)

Mori ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë në anijen e sekuestruar, arrestohet polici (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com