Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi për mediat pasi protestuesit nuk i pranuan në protestën para Ministrisë së Arsimit. Noka u shpreh se PD-në nuk e lëviz askush nga protesta, ndërsa akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit.
Ai ka theksuar se ata u shitën dhe u blen si derrat.
“Koha tregoi se disa nga emrat u blenë si derrat dhe e katandisën protestën e flamingove në shërbim të Edi Ramës. Pa Qorin dhe 50 komunistë të tij, Edi Rama nuk do të kishte asnjë mundësi të artikulonte ANTIFA-n. Shqipëria nuk ka ANTIFA.
Por komunistët e Qorit dhe me luftë kundër opozitës i bënë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Shqiptarët kanë të drejtën të votojnë kë të duan. A e mbani mend protestën e studentëve në 2018-ën? A ishte Qori që u fut ‘Kal Troje’ me marksistët e tij në protestë? Ne e kemi detyrë të jemi këtu për të vërtetën.
Këtu duket qartë gjithçka, kështu që ju bëni çfarë të doni, një gjë duhet ta keni të qartë, këtu PD-në dhe opozitën nuk e shkul dot askush nga sheshi. Kaq, ky është mesazhi. Ata qorristat do ta marrin përgjigjen një për një,” tha Noka









Discussion about this post