GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës në Fier ngrihen në protestë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës në Fier ngrihen në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra banorë të fshatit Varibop në Fier protestuan këtë të mërkurë për rrugën, që sipas tyre është dëmtuar nga Shoqëria Rajonale e Ujësjellës- Kanalizimeve gjatë riparimit të tubacioneve. Rruga me baltë, dy kilometra nga autostrada Levan- Tepelenë deri në qendër të fshatit, e ka vështirësuar për 140 familje.

“Ujësjellësi e dëmtoi rrugën është bërë e pakalueshme. S’kemi me çfarë të çojmë të sëmurët në spital se nuk kalon as makina. Jeta e njeriut varet për 10 minuta, nëse s’vjen ambulanca ikën jeta e njeriut. Qajnë fëmijët për të shkuar në shkollë se nuk kalohet këtu vetëm me çizme”, thanë ata.

Rrjeti i Ujesjellesit për fshatin Varibop eshte investim i vitit 2019 dhe punimet kanë konsistuar në ndarjen nga magjistrali i Patosit dhe furnizimin nga një pus individual i dedikuar për këtë rrjet. Sipas banorëve punimet 6 vite më parë janë kryer pa cilësi, ndaj dhe defektet janë të shpeshta.

“Investimi u bë pa kriter, pa inxhinier, rrjedh ujë gjithandej! Kur vjen në çezma vjen i ndotur, është i pa pijshëm”, tha një tjetër banor.

Shoqëria Rajonale e Ujesjelles- Kanalizimeve në Fier deklaron për mediat se gjatë ndërhyrjes për eleminimin e avarive është cënuar vetem një siperfaqe e kufizuar dhe jo gjithë segmenti prej 2 km. Ndërsa Bashkia e Fierit si enti pronar i kësaj rruge rurale me çakull tha se asfaltimi do të nisë së shpejti dhe aktualisht është në fazë tenderimi.

Etiketa: Fierproteste

Lajme të lidhura

Nga reklamat në TikTok te prangat në Angli, 30 shqiptarë dënohen për shitje droge brenda një muaji
Aktualitet

Nga reklamat në TikTok te prangat në Angli, 30 shqiptarë dënohen për shitje droge brenda një muaji

13:16 - 22/11/26
Vodhen para, parfume, çanta dhe ora luksoze, policia arreston dy persona në Durrës
Aktualitet

Vodhen para, parfume, çanta dhe ora luksoze, policia arreston dy persona në Durrës

12:42 - 22/11/26
Aksident në Kallm të Fierit, makina përfundon në kanal, shoferi largohet nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Kallm të Fierit, makina përfundon në kanal, shoferi largohet nga vendngjarja

11:00 - 22/11/26
Para
Walker transferohet te Milani, planifikohen vizitat mjekësore

Walker transferohet te Milani, planifikohen vizitat mjekësore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama urdhëroi të operohem në Fier, nuk i besoj…”/ Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por në lojë është jeta ime
Breaking Views

“Rama urdhëroi të operohem në Fier, nuk i besoj…”/ Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por në lojë është jeta ime

13:30 - 22/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për refuzimin e kryerjes së operacionit në spitalin Memorial të Fierit. Veliaj pretendon...

Lexo më shumë
Nga reklamat në TikTok te prangat në Angli, 30 shqiptarë dënohen për shitje droge brenda një muaji

Nga reklamat në TikTok te prangat në Angli, 30 shqiptarë dënohen për shitje droge brenda një muaji

13:16 - 22/11/26
“Nuk gjunjëzohem”, Spiropali pas Asamblesë së PS-së: U duket sikur më prenë kokën, por…

“Nuk gjunjëzohem”, Spiropali pas Asamblesë së PS-së: U duket sikur më prenë kokën, por…

13:00 - 22/11/26
Vodhen para, parfume, çanta dhe ora luksoze, policia arreston dy persona në Durrës

Vodhen para, parfume, çanta dhe ora luksoze, policia arreston dy persona në Durrës

12:42 - 22/11/26
“Shtegu i dhive” në Bulqizë, asfalti kushton 357 MLN lekë, pazaret që po vonojnë projektet

“Shtegu i dhive” në Bulqizë, asfalti kushton 357 MLN lekë, pazaret që po vonojnë projektet

12:30 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com