GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit

Screenshot

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të tjera dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës.

Në dosjen hetimore, sipas TCH kuptohet se si përpara se Altin Ndoci ta bënte fakt arratisjen gati 5 vjet nga këto biseda në SKY ECC, anëtarët e organizatës Çopja ku dyshohet se ai bën pjesë shfaqeshin shumë të shqetësuar për arrestimin  tij.

Ndoci lakohet me nofkën “kokë çami” dhe siç përmend SPAK anëtarët flasin jo vetëm si ta lirojnë me çdo kusht, por edhe të mbulonin shpenzimet familjare deri dhe pagesat për avokatët.

SPAK e cilëson këtë metodë tipike mafioze që synonte heshtjen dhe që për ti thënë se organizata nuk e kishte lënë në harresë, në këtë dosje Altin Ndoci tashmë i arratisur akuzohet për vrasjen e trefishtë në barashësh të Endri Alibej, Arben Dylgjerin dhe të një shtetasi turk, e po ashtu për vrasjen e Kelvis Brahos.

Sa duke u cituar nga i penduari Nuredin dumani e sa duke u përmendur në Sky ECC, Altin Ndoci shfaqet sipas SPAK kur refuzon planin 1 milionë eurosh për të vrarë Erjon Alibej, në kohën që ai ishte në paraburgim sepse kjo sipas tij që ishte e pamundur. Por edhe si i përfshirë në grabitjen e gati 5 milionë eurove në pistën e Rinasit.

Çështja ndaj organizatës Çopja është në seancë paraprake dhe aty dyshohet se ka rolin e krahut të armatosur të të dyshuarve kryesore.

Për herë të parë përballja me SPAK e Altin Ndocit ishte për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë dhe Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës. Ky hetim që solli dhe arrestimin e Ndocit nisi nga rrëfimi i Klevis Allës.

Për katër vrasjet u tërhoq sepse kishte hapur një kuti tjetër nga rrëfimet e Nuredin Dumanit. Në këto seanca Altin Ndoci paraqitej gjakftohtë dhe shpesh akuzat i ka hedhur poshtë përmes avokates, ku për vrasjen e katërfishtë ka marrë dhe pafajsinë.

I përshkruar si i burgosur i rrezikshëm, dhe me një dosje të hapur, Ndoci hyn tani te të kërkuarit e SPAK, që ndryshe nga ata që nuk i ka kapur, Ndocin e kishte në qeli dhe u arratis./ TCH

Lajme të lidhura

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin
Aktualitet

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

10:46 - 19/11/26
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar
Aktualitet

Sherr mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyn policia dhe nis kontrolli i qelive

10:36 - 19/11/26
Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj
Aktualitet

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

10:28 - 19/11/26
Para
Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram

Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram

Discussion about this post

TË FUNDIT

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin
Aktualitet

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

10:46 - 19/11/26

Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës...

Lexo më shumë
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

Sherr mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyn policia dhe nis kontrolli i qelive

10:36 - 19/11/26
Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

10:28 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:58 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com