GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk e mbulojnë fare vjedhjen që bëjnë me naftën”, Vasili thirrje qeverisë: Ulni taksat dhe shkrini bordin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PL nxjerr fakte të reja për skandalin me inceneratorët, Vasili: Kryeministri pjesë e këtij mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një postimi në facebook, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka kërkuar shkrirjen e Bordi të Transparencës në mënyrë që sipas të tij të ndalet vjedhja e qytetarëve përmes çmimit abuziv të naftës. Vasili ka publikuar dokumentet që tregojnë se pjesë e Bordit nuk është asnjë përfaqësues nga konsumatorët, por vetëm pjesëtarë të qeverisë dhe oligarkë, ata që e tregtojnë naftën dhe që kanë interes që çmimi të jetë sa më i lartë për të fituar sa më shumë.

“Asnjë përfaqësues nga konsumatorët dhe biznesi. Të shkrihet Bordi dhe të ulen Taksat, që të ndalet vjedhja e qeverisë me çmimin e Naftës! Shqiptarët po vidhen çdo ditë me çmimin e naftës, që edhe dje u rrit në 248 litri. Shikoni me vëmendje përbërjen e Bordit të Hajdutërisë, në Dokumentin origjinal, që po ju paraqes. Asnjë përfaqësues nga konsumatorët dhe biznesi, por vetëm Qeveri dhe Oligarkët e Naftës gjen aty. Po si mundet që një problem kritik, që lidhet me çmimin e Naftës vendimet t’i marrin vetë ata qe e shesin naftën, pra ata, që janë të interesuar të fitojnë sa më shumë dhe pala e dëmtuar të mos ekzistojë fare në atë Bord. Po kjo është një vjedhje kaq e qartë dhe trashë sa që as janë munduar fare ta mbulojnë nga babëzia për të vjedhur” – shkruan Vasili në facebook.

Gjithashtu Vasili kërkon nga qeveria të ndjekë shembullin e vendeve të tjera dhe të ulë taksat mbi naftën në mënyrë që të ketë ulje të çmimit.

“Të gjithë vendet kanë ulur Taksat mbi Naftën si një masë për uljen e çmimit ndaj edhe Maqedonia e Mali i Zi kanë çmime aq të ulëta megjithëse nuk nxjerrin asnjë ton naftë. Vetëm Edi Rama dhe qeveria nuk kanë ulur asnjë Taksë nga ato që rëndojnë mbi naftën, duke vazhduar të mbledhin qindra milionë euro në kurriz mundit dhe djersës së qytetarëve për të paguar inceneratorë, koncesione e tendera sekretë. Si deputet kam depozituar që gjashtë muaj më parë në 9 mars 2022 në Kuvend, ProjektLigjin për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe të Karbonit, të cilin hajdutët e rilindjes e bllokojnë dhe as nuk lejojnë të diskutohet. Ka vetëm dy rrugë për uljen e çmimit të Naftës: SHKRIRJE E MENJEHERSHME E BORDIT, ULJE E TAKSAVE MBI NAFTEN” – përfundon statusin e tij Vasili në facebook.

Etiketa: bordinaftaPetrit Vasiliqeveriataksatvjedhja

Lajme të lidhura

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Para
Prokuroria tregohet e butë me qytetarin që i theu këmbët policit: E kishte nga nervozizmi

Prokuroria tregohet e butë me qytetarin që i theu këmbët policit: E kishte nga nervozizmi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull. Në...

Lexo më shumë
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26
Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com