GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)

22:26 - 30/07/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Steaua Bukuresht, me rezultatin 1-2. Ndeshja u luajt në “Arena National” në Bukuresht.

Shkëndija e drejtuar nga Jeton Beqiri e nisi me këtë formacion titullar (4-2-3-1): Gaye- Trumçi, Fetai, Cake, Webster- Alhassan, Ramadani, Latifi, Krasniqi, Tamba- Besart Ibraimi.

Vendasit kaluan të parët me Tissoti në minutën e 28-të, por reagimi i kuqezinjve erdhi shumë shpejt duke barazuar shifrat pas pesë minutash me Liridon Latifin, i cili shënoi pas një topi të ardhur pas goditjes së këndit. SHIKOGOLINELATIFIT

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Shkëndija jo vetëm që rezistoi, por në minutën e 78-të pati një shans fantastik për të shënuar golin e dytë, por Besart Ibrahimi bëri më të vështirën e mundshme vetëm me portierin përballë.

Goli i fitores së madhe për Shkëndijën do të vinte në minutën e 87-të me Vane Krstevski, i cili shënoi një gol shumë të bukur, i ndihmuar nga devijimi i një lojtari vendas dhe dalje e gabuar e portierit.  Festë e madhe te kuqezinjtë, të cilët fitojnë 1-2 në Bukuresht dhe festojnë me të drejtë kualifikimin historik me rezultatin e përgjithshëm 3-1. SHIKOGOLIN2

Shkëndija do të përballet me Qarabag në raundin e tretë, të cilët eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-0 irlandezët e Shelbourne. Ndërsa Steaua shkon në raundin e tretë në Europa League, ku përballë do ketë një tjetër ekip shqiptar, Dritën.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje
Breaking Views

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

20:34 - 27/03/26
Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë
Breaking Views

Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë

17:48 - 27/03/26
Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit
Sport

Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit

15:10 - 27/03/26
Para
Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta
Breaking Views

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta

21:41 - 27/03/26

Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publike analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025, ku shpenzimet për deputetët...

Lexo më shumë
Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

20:34 - 27/03/26
Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

20:23 - 27/03/26
Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

20:08 - 27/03/26
Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com