GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni”, PD kallëzime në SPAK për abuzimet me OSHEE dhe KESH

19:57 - 09/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni”, PD kallëzime në SPAK për abuzimet me OSHEE dhe KESH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma i është kundërpërgjur kryeministrit Edi Rama mbi planin e prezantuar duke thënë se plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para një grusht njerëzish.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja Duma është shprehur se nuk është çështje e krizës energjitike por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Sipas Dumës 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe  që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

“Prej ditësh Partia Demokratike ka thënë që nuk është çështje e krizës energjitike, por se pari e mbi te gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Ndërkohë plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice.

Dhe nuk janë pak. 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe  që shqyen për orekset e tyre këtë verë” – është shprehur Duma.

Më tej ajo tha se e gjithë kriza lidhet me abuzimet që qeveria ka bërë tenderët dhe PPP. PD, thotë Duma i bën thirrje SPAK që të nisë hetimet, ndërsa shprehet se po përgatiten kallëzimet për abuzimet e kësaj qeverie.

“Që ata 500 mijë shqiptarë që kanë ikur nga sytë këmbët, në fakt nuk kanë qenë të zotët t’ia dalin në Shqipëri, pikërisht ata që janë të zotët t’ia dalin kudo nëpër botë. I tha shqiptarëve sot që shteti nuk është Zoti, individi duhet t’ia dalë vet. Patjetër, ia del, në një vend ku zotësia ka vend. Jo në një vend ku batakçiu fiton dhe i ndershmi mbaron. E rrotulloi edhe njëherë gjuhën tek e kaluara, sepse zgjodhëm 30 vjet më parë ekonominë e tregut, jo ekonominë e tij të tollonit. Por 30 vite më pas, ndërsa ka qeverisur gjatë gjysmës së tyre na ofron prapë tollonat e mungesës ushqimore.

U tha shqiptarëve nuk rrisim rrogat se s’bëjmë dot investime, por po të ishin bërë investime dhe jo korruptime, rrogat tashmë do të ishin rritur. Jemi vendi i fundit në ballkan, sepse nuk janë investime, janë PPP, paratë e pista të palacollëqeve. PPP-të miliona euroshe që firmosen si pa të keq, duke ua hedhur në kurriz sa këtij brezi e sa atyre që do vijnë për dekada me radhë. Bashkë me arbitrazhet që janë dora e gjatë e korrupsionit të këtij pushteti në xhepat tuaj. Bashkë me broxhin publik që është kacek me korrupsionin e kësaj lukunie të babziturish. Janë të gjitha aty dhe ai nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje, sepse ai dhe shpura e tij janë shkaktarët e kësaj fatkeqësie kombëtare, që e quan veten qeveri, e që sot kërkon nga ju edhe qindarkat e fundit, sepse nuk heq dorë nga PPP-të dhe dhe tenderat korruptiv. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të nis urgjentisht hetimet, ndërkohë Partia Demokratike po bën gati kallzimiet në SPAK për abuzimet monsturoze dhjetra milionëshe të qeverisë së Ramës, të OSHEE dhe KESH, në kurriz të familjeve shqiptare” -u shpreh Duma.

Kujtojmë se për deklaratën e kryeministrit ka reaguar edhe kreu i opozitës i cili e ka konsideruar si vjedhje e pastër duke përdor OSHEE.

Etiketa: kallzimeKriza energjitikePDSpak

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Kryetari i Bashkisë Lezhë hedh në gjyq Mark Markun: Ka blerë vota

COVID-19 në Greqi, regjistrohen 2,197 të infektuar dhe 36 humbje jete në 24 orë

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com