GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nuk i mjafton Aeroporti i Kukësit! Besnik Bami merr dhuratë 12 miliardë lekë nga Dritan Agolli

14:59 - 05/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka firmosur një super tender me projekt të paqartë, që të mjegullohet vjedhja.

Shefi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka firmosur një super tender me projekt të paqartë, që të mjegullohet vjedhja.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka firmosur një super tender me projekt të paqartë, që të mjegullohet vjedhja. Pasi mbaroi me tenderët e rikualifikimit të blloqeve të banesave në 4 Rajonet e Shqipërisë, ku u hodhën miliarda lekë përmes kontratave pa garë, Agolli tashmë do të arnojë rrugët në këto rajone.

Sot po raportojmë tenderin me objekt ‘Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Rajoni 1 dhe 2 (Faza IV)’. Burimi i financimit: Programi buxhetor GOA (Government of Albania) për periudhën 2024-2026.

Shohim që Agolli ka pronotuar fonde edhe nga buxhetet e 2 viteve të ardhshme që ende nuk janë konkretizuar.

“Nisur nga shqetësimi i përfaqësuesve të Njësive të Veteqeverisjes Vendore (NjVV) stafi i FSHZH ka hapur thirrjen për evidentimin në terren dhe projektimin të disa prej akseve rrugore, të cilat janë me problematikë për qarkullimin e automjeteve. Verifikimi në terren do te behet kryesisht per akset rrugore, të cilat lidhin zona turistike dhe që kanë potencial për zhvillimin e ekonomisë, kjo në përputhje dhe komplementare me programet e zhvillimit rajonal si programi për 100 fshatrat, etj. Pas rikonjicionit në terren të këtyre akseve rrugore do te përzgjidhen segmentet në te cilat konstatohen dëmtime te shtresave rrugore, gjendja teknike e shtresave rrugore është jashtë standardit dhe lëvizja e automjeteve bëhet me vështirësi si dhe konsiderohen akse me prioritet nga NjVV per t’u rehabilituar. Përfituesit do të jenë të gjitha Bashkitë në të cilat do të aplikohet ndërhyrja”, kështu thuhet në projektin teknik për rrugët që akoma nuk dihet se cilat do të jenë!

Për të tilla procedura duhen hartuar e sqaruar në detaje investimet që do të bëhen, në cilat zona, cilat rrugë do të ri-asfaltohen, sa para do të shkojnë për secilin zë?

Këto pika nuk gjenden në dokumentet e tenderit, i cilat duhet të justifikojë këtë “çek’ të Agollit me vlerën 12 miliardë lekë.

Tenderi pa garë

FSHZH e ka hapur “garën” më 17 shtator 2024 dhe e ka mbyllur me 18 tetor 2024, ditën që është zhvilluar edhe vlerësimi. Komisioni nuk është lodhur shumë me procedurat për zhvillimin e konkursit, pasi nuk kishte konkurrencë.

Në fakt, ishin 6 kompani që shfaqën interes, por propozimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë. Kreu i FSHZH e kishte caktuar fituesin me kohë dhe procedurë ka qenë formale.

Siç veprohet rëndomë në prokurime me vlerë të madhe, komisioni i Agollit i ka skualifikuar nga gara të gjithë pjesëmarrësit e tij dhe ka çuar për në finale  vetëm ofertën e firmës “BAMI”  në pronësi të  Besnik Bamit.

Ky i fundit kishte propozimin me vlerë 8.6 miliardë lekë, me të njëjtën vlerë janë prezantuar edhe dy oferta të tjera, por janë skualifikuar pa asnjë argument.

 

Nuk i mjafton Aeroporti i Kukësit! Besnik Bami merr dhuratë 12 miliardë lekë nga Dritan Agolli
Nuk i mjafton Aeroporti i Kukësit! Besnik Bami merr dhuratë 12 miliardë lekë nga Dritan Agolli

Kështu Bami është shpallur menjëherë fitues dhe  kontrata është bërë publike më datë 24 tetor.

Open Data Albania i ka ngritur ‘Flamurin e Kuq’, si shenjë e riskut të korrupsionit në këtë prokurim.  “Skualifikim i të gjithë operatorëqve ekonomikë përveç fituesit”, ky është argumentimi nga monitoruesi për këtë vlerësim.

Dhuratat për Bamin

Kujtojmë se Bami është përfitues i koncesionit të Aeroportit të Kukësit, i cili shumicën e kohës nuk është në funksion.

Operatori ekonomik “Bami” sh.p.k. në bashkëpunim me firmën “Global Technical Mechanichs” u shpallën fitues të tenderit me objekt “Zgjerimin e aeroportit të Kukësit dhe operimin për 35 vjet të tij me koncesion”. Sipas marrëveshjes të firmosur me qeverinë në vitin 2019, fituesit duhet të investojnë rreth 8 milionë euro pa TVSH dhe më pas do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë të ardhurat nga aeroporti për 35 vjet. Pra deri në 2054 Bami do vazhdojë të marrë nga paratë e shqiptarëve. Me sa duket nuk mjaftojnë këto, por duhen edhe tendera të tillë nga Dritan Agolli në favor të Besnik Bamit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimAeroporti i KukesitBamiBesnik BamiDritan AgolliFSHSHred flagtender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Osmani i reagon BE-së: Ura e Ibrit s’duhet të jetë temë në dialog, Vuçiqi s’ka përse të pyetet

Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen dypartiake amerikane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Lexo më shumë
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com