GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk janë nxjerrë as 1000 firma”, Grida Duma: Berisha i mban me gajret ndjekësit

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk janë nxjerrë as 1000 firma”, Grida Duma: Berisha i mban me gajret ndjekësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma komentoi lëvizjen e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha që i dorëzoi sot kryetarit të Këshillit Kombëtar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit. Duma tha se procesi i marrjes së firmave nuk ka qenë i hapur dhe referendar sikundër foltoret, dhe fakti që nuk janë nxjerrë as 1000 firmat e para nënkupton që ato nuk ekzistojnë.

“Janë bërë foltoret të gjitha të hapura. Mbledhja e firmave duhet të ishte po aq referendar. Nuk u pa ky proces në asnjë moment. Po ta kishte këtë rehati do ta bënte të hapur në formë referendumi. Ata njerëz që kanë marrë pjesë aty, do mjaftonin për të bërë kuorumin. Procesi i firmosjes duhet të ishte edhe i filmuar sipas meje. Nuk ka konfidencialitet. Fakti që sot nuk ke mundësinë të nxjerrësh një listë me 1000 të parët, më bën të qartë që nuk janë ato firma.  Që ka Sali Berisha ndjekës, padyshim që ka, dhe do të ketë deri ditën e fundit që do dalë nga politika, por po flasim nëse ka kuorumin e nevojshëm” – tha Duma.

Nënkryetarja e PD theksoi se Berisha po e bën të gjithë këtë nismë për të mbajtur me gajret ndjekësit, duke shtuar se ai e di mirë që ato që deklaron janë të pamundura.

“Unë mendoj që vetë z. Berisha e di fare mire që në kushtet që vetë SHBA-të nuk e konsiderojnë të mundshme që në kryesimin e cilës do parti të ekzistojë një individ i konsideruar “non grata”, këtë gjë Berisha e bën për të mbajtur me gajret ndjekësit. Është e pamundur, është e paarsyeshme, dhe do shpresoja të mos ta kisha dëgjuar këtë, sepse z. Berisha gjatë kësaj kohe ka thënë se po e bën këtë betejë për demokratizimin e vlerave të PD, dhe sigurisht që nuk është kështu sepse e ka nisur për shkak të vendimit që u mor ndaj tij, dhe nuk mund të jetë një rezultat që përfundon me interes publik. Për këtë figurë dhe eksperiencë që ka z. Berisha, e din fare mirë, unë jam e bindur që kjo nuk është e mundur. Unë do preferoja të mos ta dëgjoja. E bën këtë për të mbajtur njerëzit lidhur”, tha Duma.

Më tej ajo foli edhe për deklaratën e bërë sot nga ambasadorja Yuri Kim, ku tha se Lulzim Basha është koheziv, sepse nuk ka bërë ekzaktësisht atë që thanë amerikanët.

“Lulzim Basha është koheziv, sepse nuk ka bërë ekzaktësisht atë që thanë amerikanët për z. Berisha. Amerikanët thanë përjashtim, Basha bëri pezullim. A është ambasadorja një person që flet nga vetja jo? A përfaqëson sekretarin e shtetit? Po” – u shpreh Duma.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se nuk do të ketë marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse kjo e fundit do të drejtohet sërish nga Sali Berisha. Në një intervistë për mediat, Kim ka theksuar se ajo dhe pasardhësit e saj në krye të ambasadës nuk mund të kenë angazhime apo të pretendojnë sikur ‘çdo gjë shkon mirë” me dikë që është shpallur ‘non grata’ nga Sekretari i Shtetit Amerikan.

Etiketa: firmatfoltorjagajretGrida DumandjekesatSali Berisha

Lajme të lidhura

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
Para
“Zgjoi”, Vjosa Osmani “i vë vulën” filmit vendas

"Zgjoi", Vjosa Osmani "i vë vulën" filmit vendas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com