GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Nuk ka abone për gushtin”/ Transporti urban kërkon paketë të re për çmimin e naftës

12:50 - 27/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk ka abone për gushtin”/ Transporti urban kërkon paketë të re për çmimin e naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Unioni i transportit publik njoftoi sot se për muajin gusht nuk do të shiten abone. Operatorët i kërkojnë qeverisë të këtë një tjetër paketë antikrizë për t’i subvencionuar për çmimin e lartë të naftës. Nëse nuk do të shpërndahen subvencionet kompanitë e transportit urban në Tiranë përsërisin kërkesën e tyre për rritje të çmimit të biletës ose në rast të kundërt shërbimi do të shkojë drejt mbylljes totale.

Paketa e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës do të mbështesë me fondin 5 mln USD sektorin e transportit. Fondi u përdor për të kompensuar 100 lekë/litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transportit publik të udhëtarëve, qytetës, rrethqytetës e ndërqytetës të linjave, të licencuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3-mujore.

“Në vijim Unioni i Transportit Publik i kërkon instancave shtetërorë ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimit subvensionues për vijueshmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të sajë rritjen e çmimit biletës të biletës ,për ta kthyer këtë shërbim rentabël. Në rast të mos reagimit operatorët nuk mund të ofrojnë biletat mujore (abone) për muajin Gusht 2022 ,duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale.”

Rixhin Qoshja kryetari i Transportit Qytetas i kontaktuar nga Monitor tha se paketa e subvencionimit të naftës ka përfunduar në muajin qershor, ndërkohë operatorët prej 1 muaji janë në pamundësi për të përballuar rritjen e çmimit të naftës.

“Të gjithë operatorët e transportit urban janë në pamundësi financiare për të përballuar çmimin e lartë të naftës. Për këtë arsye nuk do të shesin më abone, pasi çmimi i abonesë është më i lirë se çmimi i biletave. Ne jemi kundër rritjes së çmimit të biletës për qytetarët, por nëse sektorin nuk vijon të subvencionohet, të ketë një paketë tjetër antikrizë efektet e mosmbështetjes do të jenë falimentimet e kompanive”.

Në fillim të këtij viti për 11 operatorët e transportit urban të Tiranës u miratua fondi prej 1 mln euro për të kompensuar rënien e numrit të pasagjerëve deri në 55% në pandemi. Shpërndarja e kompensimit nga Bashkia e Tiranës u vendos të jetë për periudhë 6 mujore me vlerë 200,000 lekë/muaj për çdo operator. Për shkak të paketës antikrizë të miratuar nga qeveria për të subvencionuar çmimin e lartë të naftës operatorëve iu disbursua vetëm një këst në muajin shkurt./MONITOR

Etiketa: abonenaftatransporturban

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Si refuzoi Zamira Vyshka zarfin me 2 mln/ Publikohet biseda e avokatit me familjarin e të arrestuarit: Edhe dy tjera…

Si refuzoi Zamira Vyshka zarfin me 2 mln/ Publikohet biseda e avokatit me familjarin e të arrestuarit: Edhe dy tjera...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com