GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk ka rritje pensionesh as për 2025-ën! Rama premton vetëm bonus para zgjedhjeve

15:00 - 18/11/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Kryesore2, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitin e ardhshëm nuk pritet të ketë rritje pensionesh, por vetëm një bonus në pranverë, para zgjedhjeve parlamentare. Kjo u konfirmua nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi nga foltorja e Kuvendit këtë të Hënë.

Nga 1 Tetori, hyri në fuqi indeksimi i pensioneve me 4.1%, për të cilin kryeministrin Edi Rama e propagandoi fillimisht si arritje, ndërsa pse më tej e komentoi si një përmbushje e një detyrimi ligjor. Në shifra konkrete, pensionet u rritën në 748 lekë për pensionistët në qytet dhe 453 lekë për ata që jetojnë në fshat. Shuma u cilësua e pamjaftueshme nga ekspertë të ekonomisë dhe qesharake nga vetë pensionistët, të cilët kanë zhvilluar disa protesta para kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve me një dysheme sa paga minimale.

Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë zbuluar së pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8% gjatë dekadës. Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga ISSh. Vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, teksa inflacioni i pensionistëve është rreth 34% në këtë periudhë.

Premtime pa datë për rritjen e pensioneve

Pas indeksimit të Tetorit, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi disa takime me pensionistë duke premtuar rritje të pensioneve dhe një reforme të re në këtë fushë, duke e vënë theksin te rritja e kontributeve nga bizneset private për punonjësit, përmes deklarimit të pagave reale.

“Sot në kushtet kur ka filluar të na hapet mundësia që ne të rrisim pensionet dhe ne tani do të fillojmë rritjen e pensioneve”, tha Rama nga Korça në fillim të Nëntorit, pa dhënë gjithsesi një afat se kur do të fillojë rritja.

Në një mbledhje të komisionit të ekonomisë, deputetja demokrate Jordida Tabaku theksoi se buxheti për vitin 2025, në fakt, nuk parashikon rritje të pensioneve.

Këtë e pranoi edhe ministri i Financave, Petrit Malaj i cili ka pohuar se projektbuxheti i vitit 2025 nuk reflekton mbështetje buxhetore për skemën e re.

Qeveria ka refuzuar një propozim të PD që kërkon që çdo i moshuar, përfshirë ata që nuk kanë paguar asnjëherë sigurime, të ketë pension bazë sa minimum jetik 200 euro dhe mbi këtë bazë, të gjithë pensionistët e tjerë do të kenë një rritje të pensioneve prej 20%.

Propozimet dhe premtimet që janë artikuluar nga opozita për rritje të pensioneve, Rama i ka cilësuar “maska të Sudes”.

Rama premton bonus para zgjedhjeve

Në seancën parlamentare të kësaj të hënë, kreu i qeverisë Edi Rama mbajti një fjalim përmes së cilit la të kuptohet se as për vitin e ardhshme, qeveria nuk planifikon të rrisë pensionet.

Në vend të kësaj ai premtoi bonuse – ai i fundivit (dhënia e të cilit është kthyer në traditë qeveritare) dhe një bonus i ri në pranverë. Periudhë kjo që përkon me kohën para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Në ditët në vijim, qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundvitit. Të gjithë ata që kanë një pension deri në 20 000 lekë, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm. Bonusi i tyre do të jetë 15 000 lekë. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 000 lekë, do të marrin dyfishin e bonusit që merrnin. Pra, do të marrin 10 000 lekë bonus”, tha Rama, teksa më tej shtoi se “çdo fillim pranvere do të jepet një tjetër bonus për pensionistët, duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë dhe të ardhurave të shtetit në vitin paraardhës”.

Disbursime nga buxheti për kategori të caktuara para zgjedhjeve janë përdorur edhe më herët nga qeveria Rama. Skema të tilla cilësohet gjegjësisht si “pagesa elektorale” dhe vlerësohen si përpjekje e pandershme për të ndikuar te votuesit.

Në zgjedhjet e kaluara, qeveria është kritikuar për përdorimin e kësaj taktike jo vetëm nga opozita, por edhe ekspertë apo raportet e ODHIR.

Edhe për bonuset e njoftuara nga Rama këtë të Hënë, opozita deklaroi se kanë qëllim elektorale. “E ka dhënë në 2020-ën, po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve, e ka dhënë në 2026 për efekt zgjedhjesh po ashtu. Mendon se me këtë politikë do gënjejë pensionistët”, u shpreh nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili përsëriti se buxheti i 2025-ës nuk parashikon rritje të pensioneve.

Etiketa: Edi RamaKryesore1kryesore2pensione

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
Vrasje me thikë pranë shkollës në Tiranë/ Humb jetën 14-vjeçari, plagoset një tjetër – Saga e krimeve në shkolla

Vrasje me thikë pranë shkollës në Tiranë/ Humb jetën 14-vjeçari, plagoset një tjetër – Saga e krimeve në shkolla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com