GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nuk ka surpriza, Sali Berisha shpallet fitues me 94% të votave

22:52 - 22/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ka surpriza, Sali Berisha shpallet fitues me 94% të votave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak më parë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike, duke mundur kështu në këtë garë kandidatin tjetër në listë, Ibsen Elezi. Berisha ka siguruar mbi 90% të votave në këtë garë. Në total kanë votuar 43.680 demokratë, 40.840 kanë votuar për Berishën. 2532 kanë votuar për Ibsen Elezin. Kujtojmë që pas shpalljes së vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, më 9 shtator, Berisha nisi një tur takimesh me demokratët, të pagëzuar “Foltorja”.

Në këto foltore ai shprehu ambicien e tij për të qenë sërish në krye të Partisë Demokratike. Përfundimi i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, që nxori koalicionin “Shtëpia e Lirisë” si forcë të dytë në 4 bashki dhe fituese në Shkodër, por edhe vendimi i Gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, i hapi rrugë një dinamike të re brenda PD. Fillimisht u zgjodhën kryetarët e rinj të degëve të PD në të gjithë Republikën, kryetarët e seksioneve dhe grup-seksioneve, për t’i hapur rrugën zgjedhjes së kryetarit të ri. Berisha, ka thënë që me të në krye Partia Demokratike do i afrohet vlerave konservatore, do të jetë më e hapur për të gjithë qytetarët.

Një element i shtuar do të jetë njohja e fraksioneve brenda partisë si dhe primaret. Parimi i primareve u përdor në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku anëtarët zgjodhën se cili do të ishte kandidati për kryetar bashkie. Berisha ka zbuluar sakaq dhe aksionin e tij opozitar. Ai ka thënë se në vend do të ketë protesta të shumta, deri në rrëzim të qeverisë aktuale.

Një paralajmërim i kësaj forme ka ardhur dhe së fundmi, ku në deklaratat për mediat, ish-kryeministri ka thënë se nëse Rama do të devijojë nga rruga për në Bashkimin Evropian, atëherë do të përballet me qëndresën e qytetarëve shqiptarë.

 

Etiketa: fituesKryesore1Sali BerishashpalletSurprizavOTAT

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
​Kurti në SHBA: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

​Kurti në SHBA: Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com