GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Nuk kam turp fare”/ Endri Prifti denoncon se ish-gruaja dhe Kadastra i grabitën shtëpinë

15:13 - 21/04/22
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nuk kam turp fare”/ Endri Prifti denoncon se ish-gruaja dhe Kadastra i grabitën shtëpinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Endri Prifti ka denoncuar  grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, por më ndihmën e institucioneve. Ai thotë se do e çojë të drejtën deri në fund, pasi ka paguar kredi për një shtëpi që kishte rënë dakord me ish-bashkëshorten se do e mbante ai, mirëpo ajo e ka shitur shtëpinë 2 herë brenda një muaji!

“Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin. Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur, rreth 13 mijë-14 mijë euro, ndërkohë që unë kisha paguar 75 mijë euro. Çdo muaj, me emrin tim, me firmën time të gjitha këto. Kur kemi marrë shtëpinë kemi qenë të martuar. Kur vija të paguaja në bankë se ka paguar dhe im vëlla, Stefi shumë për 2 vjet këste. Mbi 11 mijë euro ka paguar Stefi, i thoshim asaj drejtoreshës së bankës: Moj, se këto para mos na ikin në ndonjë vend tjetër. “Nuk ka shanse që t’i marrë njeri tjetër kur ti firmos vetë dhe derdh vetë”. Për të drejtën nuk kam turp fare që të gjithë që shikoni këtu, unë dua që të shpallet e vërteta, nuk më vjen fare rëndë sepse ndryshe do të thonë se ky është budalla po të mos thuash të vërtetën”, është shprehur ai.

Në vitin 2019 gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi. Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës, me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmon të kundërtën.

Apartamenti që ishte në emër të ish-gruas është shitur prej saj dy herë brenda një muaji. Prifti është shprehur se ky veprim është bërë për manipulim. Ai ka treguar se për t’i dhënë fund kësaj situate ka dashur ta vendosë shtëpinë në emër të djalit të vogël, por nuk kanë pranuar.

“E shitën padrejtësisht, unë dhe e kisha bllokuar shtëpinë. E shitën dy herë brenda një muaji vetëm për të manipuluar çështjen. Për 1 muaj mund të shitet, mund ta blej unë një shtëpi dhe ta shes dhe për 1 muaj nuk ka asnjë përfitim dhe kuptohet se pse është bërë, vetëm për të manipuluar. Për herë të parë iu shit një shoqes më të ngushtë të ish kësaj, është bërë kot sa të shpëtonin, fiktive, sa të hiqnin shtëpinë qafe. Shoqes më të ngushtë të ish-it tim, këtë e vërteton kush të dojë dhe pastaj pas 1 muaji ia shitën dikujt tjetër, pra shpëtuan nga procesi gjyqësor me këtë. Djalin e ka në kujdestari e ëma dhe iu thashë, po jua fal, nuk dua të merrem fare me këtë proces gjyqësor. Vetëm ta vë në emër të djalit. Për 3 vjet, për këtë keni dëshmitar gjyqtarin. Nuk pranuan, e lanë në gjyq kështu që do ta mendojmë dhe kur i morëm në telefon që ta firmosim në emër të djalit, nuk u përgjigjën më dhe nuk e ngritën më telefonin. Ka pasur plan tjetër, të merrnin vetëm para dhe t’i shpenzonin për kot. Unë ia fala djalit publik i dashur dhe nuk pranuan. Tani, ta lë unë drejtësinë të më vjedhë gjithandej?! Janë dhe shumë lekë, por pse t’i prishin ata që nuk duhet t’i prishin?! Ndërkohë që duhej t’i kishte djali im, pasuria e tij. Tani të gjykojë publiku se kush ka të drejtë”, tregoi ai në emisionin “Stop”.

Etiketa: denonciEndri Priftii marrin shtepineish gruajaKadastrakengetarrrefim

Lajme të lidhura

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas tensioneve të forta mes banorëve
Aktualitet

Zarf i zi mbërrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas tensioneve të forta mes banorëve

17:45 - 26/12/25
Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës
Aktualitet

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës

17:59 - 25/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama
Show Biz

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Para
Gjykata ia la në kujdestari, 30-vjeçarja braktis fëmijën e mitur dhe zhduket

Shoqërohen në polici biznesmenë e qytetarë, vidhnin ujin në rrjetin e ujësjellësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)
Aktualitet

Llixhat e Bënjës, bukuria natyrore po zëvendësohet nga struktura betoni (VIDEO)

11:59 - 27/12/25

Llixhat e Bënjës në Përmet, të njohura për bukurinë dhe ujërat e tyre termalë, po kthehen nga një atraksion natyror...

Lexo më shumë
Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

Raportimi i mediave: Shqiptari që terrorizoi Luksemburgun, mik me djalin e deputetit, që njihet si bosi i drogës

11:45 - 27/12/25
Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

Braçe denoncon: Kompanitë shesin IQOS edhe për fëmijët, institucionet heshtin

11:30 - 27/12/25
Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë

Polici që shpëtoi protestuesin nga flakët, vlerësohet me certifikatë nga Drejtori i Policisë

11:15 - 27/12/25
Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

10:59 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com