GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk mbajti fjalën në Kuvend, Begaj e jep mesazhin nga Presidenca: Kuvendi i duhet opozita

18:29 - 15/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk mbajti fjalën në Kuvend, Begaj e jep mesazhin nga Presidenca: Kuvendi i duhet opozita
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur një deklaratë nga Presidenca, në pamundësi për të lexuar mesazhin e tij nga salla e Parlamentit. Roli i Bajram Begajt si President i Republikës u vu në dyshim sot, pasi me qëndrimin e tij për t’iu drejtuar Parlamentit me një mesazh, teksa opozita proteston prej muajsh, u interpretua si një përdorim që po i bëhet atij nga Kryeministri Edi Rama.

Opozita ka vijuar me protestën e saj në sallën e Kuvendit, duke përdorur bilbilat, ndërsa Begaj ndodhej në një nga lozhat teksa priste që Lindita Nikolla ti thërriste emrin dhe ai të shfaqej në podium. Por duket se xhiroja e Begajt nga Presidenca në Kuvend doli një lëvizje boshe, pasi Nikolla njoftoi se Presidentit nuk do i jepej fjala, për shkak të tensioneve. Thjesht Begaj u përdor nga mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama, ndoshta për të “identifikuar” opozitën në opinionin publik jo vetëm si bllokuese e seancave normale në Kuvend, por edhe si penguese që Kreu i Shtetit të mbante një fjalim.

Pasi u largua nga Kuvendi, Begaj zgjodhi të lexonte mesazhin e përgatitur nga Presidenca. Ai u shpreh se Kuvendit i duhet opozita dhe se palët duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.

Sipas tij, seanca e sotme ishte një mundësi që deputetët të shënonin kthesën për situatën në parlament, ndërsa u bëri thirrje këtyre të fundit se duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët pa u penguar nga interesat partiake.

“Për çdo çelje sezoni gjeni mesazhin e presidentit, sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejtë me deputetët për shkak të rrethanave që sollën mbylljen e sesionit të kaluar. Këtë mesazh po e përcjell përmes mediave.

Kjo ishte një mundësi që deputetët të shënonin kthesën për situatën në parlament. Me përgjegjësinë madhore që mban detyra juaj, deputetët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të krijojnë një atmosferë ku dominon interesi kombëtar dhe dialogu mes palëve.

Pozita dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Kuvendi është vendi ku ka diskutime konstruktive mes palëve dhe është hapësira e debateve ku të gjithë të kenë mundësinë të përfshihen dhe të dëgjohen. Kuvendi ka nevojë për opozitën, argumentet e saj dhe përballjen në debat me argumente.

Bashkëpunimi mes palëve ka mundësinë të çlirojë energjinë pozitive. Aty duhet të kultivohet shpresa për të ardhmen dhe demokracia”, tha Begaj.

Etiketa: BegajKryesore1KuvendiMesazh

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
E njohim si Meri Shehu, zbulohet emri i vërtetë i astrologes

E njohim si Meri Shehu, zbulohet emri i vërtetë i astrologes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com