GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk merrem me gra”, si u kap efektivi që vodhi 30 mijë euro

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk merrem me gra”, si u kap efektivi që vodhi 30 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për policin e Cërrikut, Geraldo Nela, i akuzuar për vjedhjen e 30 mijë eurove gjatë kontrollit të një banese. “Euronews Albania” ka siguruar dosjen hetimore për mënyrën si u realizua vjedhja dhe si u zbulua nga Prokuroria e Elbasanit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

E gjitha u zbulua pasi më 20 dhjetor, 1 javë më parë, me vendim gjykate rreth orës 7 të mëngjesit, Policia e Shtetit dhe kolegët e Nelës, shkuan për kontrolle në banesën dhe në stanin e Banush Kuqjas, në fshatin Marinzë në bashkinë Belsh. Në kontroll asistonte edhe djali i Banushit, Syrja Kuqja, duke qenë se banonte ngjitur me shtëpinë e babait. Kontrolli në banesën e tyre kryhej pasi bashkëshortja e kallëzuesit, Vjollca Kuqja ka deklaruar se ka marrë lekët që kishin në banesë, të cilat i kishte poshtë divanit, një shumë prej 30000 Euro.

Paratë në oborr

Paratë, ishin me prerje 50 Euro, të mbështjella me qese plasmani me ngjyrë të zezë me lule rozë, pasi kishte frikë se Policia do i kontrollonte dhe do i gjente paratë. Si vend të sigurtë për të vendosur paratë ka gjetur një stivë me drru, në oborrin e banesës së tij.

Syrja Kuqja ka deklaruar se paratë ishin të gjitha prerje 50 euro dhe shuma prej 30 mijë eurosh ishin kursimet e tij nga puna në emigracion, ndërsa polici i komisariatit të Cërrikut ka mohuar akuzën por më pas është penduar. Megjithatë pas hetimeve është zbuluar se polici fillimisht vodhi paratë dhe i fshehu në një ferre jo shumë larg vendit origjinal ku fshiheshin, duke zgjedhur një ferre jashtë portës së banesës së Kuqjas. 1 ditë pas ngjarjes, pasi ishte identifikuar nga bashkëshortja e kallëzuesit, të cilët gjatë konfrontimit me të i kishte thënë: Nuk kam marrë lek e nuk do merrem me gra. Më pas, siç duket i vrarë në ndërgjegjje, i ka treguar vendin ku i kishte fshehur duke i kërkuar falje.

Paratë u numëruan nga agjentët e agjencisë së mbikëqyrjes policore dhe rezultoi shuma 30 mijë euro. Në lidhje me vjedhjen, efektivi i ri tha  se ndihej i penduar dhe se nga frika dhe nga zori nga kolegët e tjerë dhe vendosi që të mohonte grabitjen. Por më pas vendosi që të tregonte të vërtetën.

Etiketa: EfektiviNuki merrem me grasi u kap

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Për ta pyetja e madhe është; Hakerat që po sulmojnë specifikisht persona apo institucioneve shtetërore dhe private janë vërtetë iranianë?!

Ja si u futën hakerat në banka, përdorën sistemin e Ilir Beqajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com